Përpos Ballkanit, sot në garat evropiane do të paraqiten edhe dy skuadra tjera shqiptare, raporton FrontOnline.
Shkupi që është e vetmja skuadër shqiptare në Ligën e Kampionëve, do ta ketë një “betejë” mjaft të fortë.
Kryeqytetasit do të ndeshen me Dinamo Zagrebin në Zagreb nga ora 21:00.
Kjo ndeshje është e vlefshme për rundin e dytë eliminator në Ligën e Kampionëve.
Nga ana tjetër, në rundin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës luan edhe Tirana.
Skuadra shqiptare do të përballet me boshnjakët e Zrinjskit nga ora 20:00.