Kosova dhe Greqia u përballen sonte mes vete në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Greqia ka triumfuar me rezultat minimal 0:1.
Golin e vetëm e shënoi Bakasetas në minutën e 36-të.
‘Dardanët’ nga minutat e 72-të u paraqitën me një futbollist më pak, pasiqë Fidan Aliti u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Me të kuq u ndëshkua edhe portieri Aro Muric në minutën e 91′ pasi preku topin me dorë jashtë zonës së 16 metërshit duke i mohur golin mysafirëve.
Në ndeshjen e ardhshme Kosova përballet me Irlandën e Veriut në “Fadil Vokrri”.