AKTUALE

    Histori e pazakontë: Skuadra shqiptare ia dha borxh 20 mijë euro lojtarit

    June 25, 2022

    Goditja e parë, Milani zyrtarizon firmën me sulmuesin e njohur

    June 25, 2022

    Nën patronatin e FFK-së, sot filloi “Tournament Prishtina 2022”, Agim Ademi i fton të gjithë ta ndjekin turneun nga afër

    June 24, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Legjionarët»Pasi siguroi Superligën turke, Topalli ka një synim të madh
    Legjionarët

    Pasi siguroi Superligën turke, Topalli ka një synim të madh

    By V.IJune 21, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Kontributi i Jetmir Topallit ishte i madh në realizimin e synimeve të Istanbulsporit. Klubi turk u kthye pas gati dy dekadash në Superligën e Turqisë. Topalli e mbylli me nëntë gola e gjashtë asistime sezonin 2021/2022 në Ligën e Parë turke. Sulmuesi 24-vjeçar pret të ketë edhe një tjetër sezon të suksesshëm me Isanbulsporin, që në elitën e futbollit të Turqisë kthehet pas 17 vjetësh.

    Superliga turke nuk është e panjohur për Topallin. Si futbollist i Yeni Malatyasporit, Topalli shënoi një gol në 13 ndeshje gjatë edicionit 2020/21. Ai verës iu bashkua Istanbulsporit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026. Topalli të hënën për KOHËN ka thënë se synimi tij është të shënojë dhe të asistojë sa më shumë për t’u ftuar te Përfaqësuesja e Kosovës. Për Kosovën është paraqitur në tri ndeshje miqësore.

    “Sezoni 2021/2022 ka qenë shumë i suksesshëm si në aspektin personal, ku jam munduar të shënoj dhe të asistoj sa më shumë, e po ashtu edhe për ekipin. Ka qenë gjithçka mirë duke pasur parasysh që tashmë jemi në Superligë. Janë përmbushur të gjitha pritjet, pasi që prej fillimit synim si unë ashtu edhe klubi, e kishim kthimin në Superligë pas një periudhe të gjatë”, ka thënë Topalli.

    Në fakt, Topalli në Superligën e Turqisë kaloi dy vjet më parë. Në gusht të vitit 2020 nga kampioni i Superligës së Kosovës, Ballkani, u transferua te Matalyaspori. Atëbotë, Topalli nga mediumet në Turqi ishte cilësuar si “Muriqi i ri”, duke iu referuar Vedat Muriqit, ylli i Përfaqësueses së Kosovës që atëbotë luante për skuadrën turke, Fenerbahçe. Topalli u largua para se t’i përfundonte kontrata me klubin turk, Matalyaspor. Bëri një hap prapa për t’u kthyer sërish në Superligë. Tani, ai do të paraqitet në Superligën turke me Istanbulsporin. Topalli pret të kalojë shpejt në ndonjë klub të madh në Evropë.

    “Jam duke u përgatitur maksimalisht që sezonin e ri në Superligë, të vazhdoj me formë edhe më të mirë se në sezonin e fundit në Ligën e Parë. Synimi personal është që të luaj sa më shumë, të shënoj dhe asistoj për bashkëlojtarët e mi. Por pse jo të bëj ndonjë transferim në ndonjë ekip tjetër apo edhe në ndonjë klub të madh në Evropë. Me klubin pres të jemi sa më lart në tabelë. Klubi është profesional dhe ka një plan të mirë”, është shprehur Topalli.

    Para se t’u bashkohej klubeve në Turqi, Topalli karrierën e tij nisi në moshën 12-vjeçare në shkollën e futbollit “New Star”, në vendlindjen e tij, në Kaçanik. Ai luajti edhe për 2 Korrikun, Vushtrrinë dhe Feronikelin. Tek Istanbulspori thotë se ka gjetur rehati.

    “Kam gjetur rehati. Pritja ka qenë shumë e ngrohtë dhe ndihem si në shtëpinë time këtu në Istanbulspor. Me të gjithë kaloj mirë dhe respekti është i ndërsjellë”, thotë Topalli.

    Para se të ftohej nga Përfaqësuesja A e Kosovës, Topalli ishte pjesë e ekipit U21 kosovar. Për herë të parë, Topalli tek ekipi A i Kosovës luajti 45 minuta në miqësoren e vitit 2020 ndaj Suedisë. Luajti edhe në dy miqësoret e vitit të kaluar, atë kundër Guinesë Ekuatoriale dhe Gambisë. Por Topalli pret të ftohet edhe në ndeshjet e shtatorit. Kosova në shtator i luan edhe dy ndeshjet e fundit të grupit të dytë të Ligës C të Ligës së Kombeve. Më 24 shtator luan në udhëtim ndaj Irlandës së veriut, ndërsa më 27 shtator e pret Qipron në Kosovë.

    “Pres ftesë, por gjithashtu do të punoj fort që ta marr ftesën dhe të dëshmoj veten sërish ashtu siç kam bërë edhe në të kaluarën ku kam dhënë gjithçka. Është ndjenjë e madhe ta përfaqësosh shtetin tënd. Shpresoj ta përjetoj sërish sa më shpejt atë ndjenjë”, ka thënë Topalli.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Valmir Veliu niset për Turqi, pritet t’i bashkohet Gaziantep

    June 24, 2022

    ‘Favor i madh për Llapin’: Statistika interesante e Buducnostit në garat europiane

    June 24, 2022

    Në këtë vend ka zgjedhur t’i kryej pushimet kapiteni Rrahmani

    June 24, 2022

    Zyrtare: Dresevic kalon te skuadra e Andrea Pirlos në Superligën e Turqisë

    June 24, 2022
    AKTUALE

    Nën patronatin e FFK-së, sot filloi “Tournament Prishtina 2022”, Agim Ademi i fton të gjithë ta ndjekin turneun nga afër

    June 24, 2022

    Turniri tradicional “Rogana 2022” do të sjellë spetkakël në futboll të vogël në Kamenicë

    June 24, 2022

    Ja kush iu bashkua në stërvitje Ballkanit

    June 24, 2022

    Llapi – Gjilani: Përfundon miqësorja me këtë rezultat

    June 24, 2022
    TË TJERA

    Histori e pazakontë: Skuadra shqiptare ia dha borxh 20 mijë euro lojtarit

    June 25, 2022

    Goditja e parë, Milani zyrtarizon firmën me sulmuesin e njohur

    June 25, 2022

    Bayern Munichu huazon sulmuesin shqiptar

    June 24, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.