Sulmuesi, Dren Gashi pritet që t’i bashkohet Feronikelit.
Siç merr vesh “Livesport”, pas shkëputi kontratën e tij me skuadrën shqiptare, Erzeni, Gashi tani ka arritur marrëveshje me Feronikelin – aty edhe ku u aktivizua gjysmën e edicionit të kaluar.
Kujtojmë që Gashi në të kaluarën është aktivizuar për shumë skuadra kosovare, si Ferizaj, Flamurtari, Prishtina, Drita dhe Gjilani. Së fundi ai ishte pjesë e Dukagjinit.