Drejtori i klubit Prishtina, Artan Osmani ka thënë se Oto Johni mund të dënohet deri në 10 vjet burim. Ai thotë se John ka akuzë të rëndë dhe që mund të jetë i dënueshëm nga 5 deri 10 vjet.
John u arrestua dy ditë më par dhe sipas raportit të policisë, John është arrestuar nën dyshimin për veprën penale të “trafikimit me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar”.
John është nga Nigeria dhe është gjatë pjesë e futbollit kosovar.
“Kam qenë personi i parë që më ka kontaktuar Policia. Më kanë kërkuar ta intervistojnë Oto Johnin. E kanë kontaktuar në telefon dhe Johni ka shkuar vet në Polici, nuk është arrestuar. Pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë fillimisht pastaj ia kanë caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë. Nuk kemi më shumë informacion më shumë se që kemi marrë nga avokati dhe të njëjtin informacion e kemi ndarë edhe për opinion. Me sa kam informatë, ata kanë bërë një ankesë në lidhje me masën e paraburgimit dhe pritet që gjykata e apelit të vendosë ta mbajë në fuqi paraburgimin apo do ta liroj të mbrohet në liri”, ka thënë Osmani të dielën në “Sporti Total” të KTV-së. “Në bazë të akuzave që i ka rrezikon të dënohet me një afat të gjatë të mbajtjes së burgut. Flitet diku 5 deri 10 vjet, varësisht deri ku janë bërë shkeljet. Por të gjitha këto detaje janë të panjohura, por vepra për të cilën akuzohet, dënohet me një kohë të gjatë”.
Osmani ka theksuar se Prishtina do ta suspendoj Johnin deri në përfundim të procesit. Sipas tij, në rast të vendimit të gjykatës për dënim me burg, Johnit i shkëputet kontrata.
“Në këtë fazë nuk lejohet të ketë takim. Ai është në paraburgim në Gjilan. Në ditët në vijim do t’i dërgojmë veshmbathje. Ne kemi biseduar me familjarët dhe menaxherët e tij dhe ndonjëri prej tyre besoj se shpejtë do të vijë në Kosovë. Familjarët janë shqetësuar, bëhet fjalë për një djalë të ri. Ua kemi treguar se për çka akuzohet. Ne edhe mund ta takojmë, por nuk ka ndonjë arsye për ta takuar. Ne do t’ia ofrojmë ndihmën sepse është punëtor i joni. Ne do t’ia ofrojmë ndihmën deri në fund të procesit, por nuk kemi arsye përveç avokatit të tij. Futbollisti do të suspendohet deri në përfundim të procesit dhe në rast se konfirmohet akuza, do t’i ndërpritet kontrata me efekt të menjëhershëm”, ka thënë Osmani.