Arbios Thaçi ishte në mesin e futbollistëve më të rëndësishëm tek skuadra e Drenicës në edicionin e kaluar.Ai ka disa vite që luan në futbollin kosovar tek disa skuadra të ndryshme dhe tashmë duket se është gati për një aventurë të re.
Thaçit i ka skaduar kontrata me skuadrën nga Skenderaj dhe menjëherë disa skuadra kanë shfaqur interes për të.Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Thaçi ka tri oferta në drejtim të tij nga skuadrat kosovare, por që interesim për të ka edhe në Shqipëri.