AKTUALE

    Malisheva vazhdon edhe për një vit me një nga lojtarët kryesor

    June 23, 2022

    Zbulohet oferta e parë e Barcelonës për Lewandowskin

    June 23, 2022

    Pas zyrtarizimit, Zabërgja jep premtim për Skifterat

    June 23, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Superliga»Nga sulmuesi më i mirë, i dyshuar për shërbime seksuale – Si përfundoj e karriera e futbollistit Oto John?
    Superliga

    Nga sulmuesi më i mirë, i dyshuar për shërbime seksuale – Si përfundoj e karriera e futbollistit Oto John?

    By V.IJune 20, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Njëri nga sulmuesit më të mirë që ka zbarkuar në futbollin e Kosovës, ish-sulmuesi i FC Prishtinës – Oto John, vështirë se do e shohim prapë në fushën e gjelbër duke i tundur rrjetat e portierëve siç bëri me Trepçën 89 dhe FC Prishtinën, shkruan Gazeta Enigma.

    Sulmuesi afrikan që nga 7 maji i këtij viti gjendet prapa grilave – si i dyshuar për veprën shërbime seksuale të viktimës së trafikuar.

    Ndërsa klubi FC Prishtina ia ka shkëputur kontratën John-it, madje sipas klubit kryeqytetas sulmuesit të lartpërmendur i ka përfunduar karriera dhe se mund të dënohet deri në 10 vite burgim.

    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, kishte bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas nigerian i cili dyshohet për veprat “Trafikim me njerëz” dhe “Shërbime seksuale të viktimës së trafikuar”.

    Sipas raportit policor, rasti kishte ndodhur më 5 prill të vitit 2022.

    “John po mbahet në paraburgim vetëm pse është shtetas i huaj”

    Por, Egzonis Hajdari, që është avokat mbrojtës i John-it, thotë për Gazetën Enigma se “veprimet e të mbrojturit tonë nuk përbëjnë fajësinë si elementin kryesor të kësaj vepre penale”.

    “Prandaj, pa të drejtë dhe pa arsye ai vazhdon të mbahet në paraburgim me të vetmen pretendim se ai është shtetas i huaj dhe kinse ekziston rreziku i ikjes”, tha Hajdari.

    “Prokuroria me datën 03 qershor 2022 ka paraqitur kërkesë për vazhdimin e paraburgimit ndaj të mbrojturit tonë Oto John John edhe për 2 (dy) muaj. Gjykata Themelore – Departamenti i Krimeve të Rënda – Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka nxjerrë Aktvendimin për vazhdimin e Paraburgimit”.

    Kësisoj, mbrojtja konstaton se të pandehurit Oto John John, i janë cenuar të drejtat thelbësore të përcaktuara me Kushtetutë dhe KPPRK, “ngase konsiderojmë se nuk ekziston ligjshmëria e caktimit dhe më pas e vazhdimit të masës së paraburgimit”.

    “Përkundër nevojës dhe detyrimit ligjor për t’u argumentuar me prova konkrete dhe elaboruar dhe arsyetuar në mënyrë që të krijohet bindja objektive se Prokuroria mbështetë kërkesën për vazhdimin e masës së paraburgimit”.

    Sipas Hajdarit – John pa të drejtë dhe pa arsye vazhdon të mbahet në paraburgim, “me të vetmen pretendim se ai është shtetas i huaj dhe kinse ekziston rreziku i ikjes”.

    FC Prishtina e përzë nga klubi John-in

    Drejtori i FC Prishtinës, Artan Osmani, ka theksuar për Enigmën se nigerianin e kanë larguar nga klubi.

    “Praktikisht nëse procesohet për veprën të cilën akuzohet karriera e tij ka përfunduar. Ne si Prishtinë ia kemi bërë të ditur vendimin për shkëputje të kontratës, nuk vazhdon të jetë më pjesë e Prishtinës”, pohoi Osmani.

    “Për të karriera ka marr fund pasi proceset gjyqësore janë shumë të gjata. Ne i kemi dhënë pak mjete për aq kohë sa është në paraburgim”, shtoi ai.

    Osmani ka thënë se në bazë të akuzave që rëndojnë mbi sulmuesin nigerian, John mund të dënohet nga 5 deri në 10 vite burgim.

    Karriera mbresëlënëse e John-it në futbollin e Kosovës

    Nigeriani në stinorin 2017/18 e bëri kampion Trepçën’89 për herë të parë në histori të klubit me 26 golat e tij të shënuar.

    Ndërkaq gjatë angazhimit tek FC Prishtina në vitin 2020, ai ka arritur t’i realizoj 13 gola.

    Ai kishte ardhur në futbollin e Kosovës si huazim nga Skënderbeu i Korçës, derisa në vitin 2018 ishte rikthyer prapë në Shqipëri, por s’kishte gjetur hapësirën e duhur.

    Për Skënderbeun, ai ka realizuar vetëm 5 gola.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Malisheva vazhdon edhe për një vit me një nga lojtarët kryesor

    June 23, 2022

    Pas zyrtarizimit, Zabërgja jep premtim për Skifterat

    June 23, 2022

    Zyrtare: Gjilani transferon reprezentusin e Kosovës U21

    June 23, 2022

    Zyrtare: Ballkani prezanton sulmuesin brazilian

    June 23, 2022
    AKTUALE

    Malisheva vazhdon edhe për një vit me një nga lojtarët kryesor

    June 23, 2022

    Pas zyrtarizimit, Zabërgja jep premtim për Skifterat

    June 23, 2022

    Zyrtare: Gjilani transferon reprezentusin e Kosovës U21

    June 23, 2022

    Zyrtare: Ballkani prezanton sulmuesin brazilian

    June 23, 2022
    TË TJERA

    Zbulohet oferta e parë e Barcelonës për Lewandowskin

    June 23, 2022

    Trajneri i Fernbahçes vendos për fatin e Mërgim Berishës

    June 23, 2022

    Fitoi Evropa Ligën, pensionohet nga futbolli aktiv në moshën 29-vjeçare

    June 23, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.