AKTUALE

    Ballkani do të debutojë në Champions, këto janë datat e ndeshjeve historike për ta

    May 6, 2022

    Ish-sulmuesi i Gjilanit i jep fund karrierës si futbollit gjatë kësaj vere

    May 6, 2022

    Prishtina ‘burgoset’ nga UEFA

    May 6, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Bota»Nga barazimi me Dritën në Prishtinë në finalen e Conference League, rrugëtimi fantastik i Feyenoordit
    Bota

    Nga barazimi me Dritën në Prishtinë në finalen e Conference League, rrugëtimi fantastik i Feyenoordit

    By G.LMay 6, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Ekipi i njohur holandez, Feyenoord e ka arritur finalen e madhe të garës më të re të UEFA-s, Conference League. Në finalen që luhet më 25 maj në Tiranë, Feyenoord do të përballet me Romën e Mourinhos.

    Por, rrugëtimi i tyre deri këtu ishte i jashtëzakonshëm. Madje, ata ishin shumë afër të eliminoheshin nga ekipi kosovar, Drita, në rrethin e dytë kualifikues, shkruan Gazeta Express.

    Ndeshja e parë mes Dritës dhe Feyenoordit u zhvillua në Prishtinë më 22 korrik të vitit të kaluar, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ai takim u mbyll pa fitues, çka ishte rezultat pozitiv për gjilanasit.

    Një javë më vonë në Holandë, megjithë paraqitjen fantastike, Feyenoord fitoi 2:3 dhe u kualifikua tutje, duke eliminuar më pas Luzernin dhe Elfsborgun, për ta arritur fazën e grupeve.

    Në grupe, Feyenoord zuri vendin e parë me katër fitore dhe dy barazime, duke u kualifikuar në 1/8 e finales. Aty, ata mposhtën Partizanin me rezultat të përgjithshëm 5:3.

    Në çerekfinale eliminuan Slavia Prague me rezultat 6:4 nga dy ndeshjet, ndërkohë në gjysmëfinale eliminuan ekipin e madh francez, Marseille, falë fitores 3:2 në ndeshjen e parë.

    Në finalen e Tiranës, Feyenoord do të ketë punë mjaft të vështirë, pasi që do të përballet me ekipin e madh italian, Roma, të cilët janë të etur për një trofe madhor pas shumë vitesh pritje.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Ballkani do të debutojë në Champions, këto janë datat e ndeshjeve historike për ta

    May 6, 2022

    Armando Broja mund të kthehet në Londër, por jo te Chelsea

    May 6, 2022

    Rusia synon krijimin e një Championsi me 4 shtete

    May 6, 2022

    Gjest fantastik i Romës, bileta falas për 166 tifozët që panë ndeshjen më të dobët të sezonit

    May 6, 2022
    AKTUALE

    Ballkani do të debutojë në Champions, këto janë datat e ndeshjeve historike për ta

    May 6, 2022

    Prishtina ‘burgoset’ nga UEFA

    May 6, 2022

    Nga barazimi me Dritën në Prishtinë në finalen e Conference League, rrugëtimi fantastik i Feyenoordit

    May 6, 2022

    Zyrtare: UEFA e gëzon Llapin e Batatinës

    May 5, 2022
    TË TJERA

    Ish-sulmuesi i Gjilanit i jep fund karrierës si futbollit gjatë kësaj vere

    May 6, 2022

    Armando Broja mund të kthehet në Londër, por jo te Chelsea

    May 6, 2022

    Nga barazimi me Dritën në Prishtinë në finalen e Conference League, rrugëtimi fantastik i Feyenoordit

    May 6, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.