Nesër luhet ndeshjet kthyese gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ku ndeshën Llapi e Prishtina, shkruan Demokracia.com
Takimi i parë u mbyll me fitoren e Prishtinës me rezultat 2:1 duke lënë kështu të hapur gj9ith[ka për ndeshjen kthyese. Drejtuesit e Llapit janë të bindur se kanë forcë për ta përmbysur këtë rezultat, derisa tashmë kanë marrë vendim që hyrja për tifozë të jetë falas në mënyrë që mbështetja e madhe mos të mungojë.
Takimi tjetër gjysmëfinal është ai ndërmjet Dritës dhe Ramiz Sadikut ku skuadra gjilanase duket e kualifikuar në finale pasi takimin e parë e mbylli me rezultat 3:0.
Të dyja ndeshjet luhen nesër me fillim nga ora 14:00.
Skuadra e Llapit para kësaj ndeshjeje ka dal më një njoftim lidhur me organizimin e ndeshjeve derisa ka sqaruar edhe tifozët se çfarë lejohet e çfarë jo në stadium