Skandalet e shumta të prodhura nga tifozët grekë të dielën mbrëma në ndeshjen kundër i Kombëtares së Kosovës kanë pritur duarhapur në Serbi.
Mediumet shumta serbe kanë raportuar për incidentet e krijuara nga huliganët grekë në Volos në ndeshjen e Ligës së Kombeve, raporton Demokracia.com.
Valvitja e flamujve serb, parullat kundër Kosovës, hedhja e mjeteve piroteknike në drejtim të sektorit ku ishin të vendosur tifozët e Kosovës, hyrja e tifozëve në fushë ishin ndër skandalet e tifozëve grekë.
Për gjitha këto po krenohen edhe serbët të cilët njihen për miqësi të mirë me grekët, sidomos kur bëhet fjalë qëndrimet për Kosovën të cilën ata e konsiderojnë ende si pjesë e Serbisë, anise realiteti është krejt ndryshe.
“Tifozët grekë kanë përgatitur ferr për përkrahësit e shtetit të rremë të Kosovës! Ata nuk e dinin çfarë i ka gjetur”, thuhet në titullin skandaloz të mediumit serb “Kurir”, transmeton Demokracia.com.
Mediumi tjetër “Telegraf.rs” krenohej edhe për fishkëllimin e grekëve në momentin kur u intonua himni i shtetit të Kosovës.
“Grekët i kapën shqiptarët e Kosovës: U treguan flamuj të Serbisë, u fishkëllenin himne, u hodhën pishtarë”, shkroi mediumi në fjalë.
Kosova në fund pësoi 2:0 nga Greqia duke i shuajtur gjitha gjasat për vendin e parë në grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.