Në Italia ankohen për biletat e Conference League. Roma-Feynoord është finalja e madhe që do të luhet në “Air Albania” më 25 maj, ndërsa shumë tifozë kanë nisur të blejnë biletat. “Corrieri Dello Sport”, shkruan se kapaciteti prej 19 mijë vendesh nuk mjafton për të kënaqur të gjithë tifozët, ndërsa lidhur me stadiumin “Air Albania” ka folur edhe arkitetit që e ndërtoi, Marco Casamonti.
“Stadiumi është një nga më modernët në Evropë. Unë e kuptoj problemin e kapacitetit- por ai u zgjodh pikërisht për efikasitetin e tij. Dukshmëria dhe komoditeti janë perfekte. Dhe më pas ndodhet në zemër të qytetit: pothuajse të gjithë mund të shkojnë në këmbë. I inauguruar në vitin 2019, kushtoi 100 milionë euro, 10 prej të cilave financohen nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe pjesa tjetër nga investitorë privatë: “Në Itali vetëm stadiumi i Juventus dhe Dacia Arena kanë një standard të këtij niveli. Konsumi i energjisë me ndriçimin LED është shumë i ulët. Dhe teknologjia është e gjeneratës së fundit në çdo aspekt”. Përdoret vetëm nga kombëtarja shqiptare dhe për finalet e kupës kombëtare: “Por është një shembull i përdorshmërisë që duhet t’i referohemi në Itali. Në Tiranë nuk ka një stadium por një godinë që përdoret edhe kur nuk ka ndeshje.
Në kullën me pamje nga stendat ka një hotel. Dhe në anët do të gjeni restorante, dyqane, qendra tregtare. Një investim i qëndrueshëm në hap me kohën që mundi të përfitonte nga ndërtimi në një impiant para-ekzistues”. Stadiumi i vjetër Qemal Stafa, prej të cilit ka mbijetuar vetëm fasada kryesore: Duam ta ruanim sepse kishte një vlerë historike. E hoqëm dhe më pas e mbyllëm. Por për të rritur kapacitetin në 22 mijë vende pa shkelur ligjet e urbanistikës, ne preferuam të ndërtonim dy unaza, duke hequr dorë nga një nga katër tribunat. Nga njëra anë ka vetëm 2000 vende VIP, në stilin e Bombonerës së Buenos Aires. Kjo ide, e cila të kujton edhe teatrot e vjetra greko-romake, e bën stadiumin të përdorshëm për evente të tjera, si koncerte: mjafton të vendoset skena përballë tribunës, e cila nuk mund të përdoret për spektatorë”, u shpreh Marco Casamonti.
Protestat kundër UEFA-s po avansojnë dhe nuk ka të bëjë vetëm me finalen e Konferencës. Edhe për Champions League, që luhet në Paris në stadiumin e madh Stade de France, qeveria europiane e futbollit ka mbajtur për vete një sërë biletash që penalizojnë tifozët e Liverpool-it dhe Real Madridit. “Nuk është e mundur që klubet finaliste të kenë më pak se 20,000 bileta secila,” vuri në dukje Jurgen Klopp, i cili në të kaluarën kishte qenë gjithashtu kritik për trajtimin e finaleve nga UEFA. “Dikush duhet të më shpjegojë se ku shkojnë të gjitha biletat e tjera”.