Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Kombëtares së Qipros dhe Irlandës së Veriut me rezultat të barabartë 0-0 dhe është një rezultat tejet i kënaqshëm për Kosovën, duke marrë parasysh rivalitetin në grup, transmeton Gazeta Metro.
Qipro dhe Irlanda Veriore u takuan sonte në ‘AEK Arena’ në Larnaca, aty ku ‘Dardanët’ pak ditë më parë shënuan fitore me rezultat të pastër 0-2 me golat e Valon Berishës dhe Edon Zhegrovës.
Ashtu edhe siç pritej Irlanda Veriore ishte skuadra dominuese në fushë dhe kishte rastet më të mira për gol, mirëpo në fund sfida përfundoi me rezultatin më të padëshirueshëm në futboll 0-0.
Në të njëjtin orar u zhvillua edhe takimi mes Gjibraltarit dhe Maqedonisë së Veriut dhe këta të fundit arritën të triumfojnë me rezultat 0-2 me golat e Enis Bardhit dhe Boban Nikolov.
Kujtojmë se sonte Kosova do të përballet me fillim nga ora 20:45 ndaj Greqisë dhe me një fitore të mundshme do të rriste edhe më shumë shanset për të dalë e parë në grupin B.