AKTUALE

    “Fshesa” e Ten Hagen, largon 12 lojtarë nga Man.United

    April 22, 2022

    Milan pran transferimit të bashkëlojtarit të Edon Zhegrovës

    April 22, 2022

    Di Maria, drejt Italisë/ Argjentinasi nis bisedimet me këtë klub

    April 22, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Superliga»Namani ja bën me dije Batatinës, Drita nuk do të jetë supë e lehtë
    Superliga

    Namani ja bën me dije Batatinës, Drita nuk do të jetë supë e lehtë

    By G.LApril 16, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Namani: Çdo ndeshje është sikur finale,

    Në prag të ndeshjes së 29-të kampionale, FC DRITA ka mbajtur konferencë për media ku për përgatitjet dhe pritshmëritë folën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Hamdi Namani.

    “Ndeshja e nesërme pritet të jetë e fortë kundër një skuadre me cilësi, por skuadra jonë është në një moment të mirë, me rezultate positive dhe duhet të shfrytëzojmë këtë moment”, tha fillimisht trajneri Nuhiu.

    Sa i përket ndeshjes, trajneri ynë Nuhiu theksoi se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe pret një përballje të fortë e të këndshme, duke dhënë maksimumin e skuadrës sonë.

    “Kemi analizu kundërshtarin, ata kanë shumë cilësi realisht por edhe ne kemi forcat tona. Pres një ndeshje të fortë, një përballje të këndshme, sepse këtë do të na mundësojë edhe fusha. Kemi marrë të gjitha masat, kemi futbollistë lider brenda skuadrës, me përvojë dhe janë të vetëdijshëm që duhet menaxhuar në mënyrën më të mirë këtë fund të kampionatit. Ata e dijnë që nuk duhet të gabojnë, nëse duam të jemi në hap me rivalët tanë drejt titullit”, deklaroi Nuhiu.

    Ndërsa, futbollisti ynë, Hamdi Namani theksoi se përkundër cilësive dhe sulmit të kundërshtarit, DRITA nuk është supë që mposhtet lehtë.

    “Dihet që Llapi është një ekip i fortë si vendas, kemi punuar shumë këto ditë dhe jemi munduar t’i përmirësojmë disa gabime që na ndodhën ndeshjen e fundit. Kemi analizuar kunërshtarin dhe i dijmë pikat e forta dhe të dobëta, kurse dihet se DRITA nuk është një supë e lehtë dhe këtë e kanë tregu edhe ndeshjet në Evropë. Unë besoj se ne do të luftojmë deri në fund në çdo garë ku marrim pjesë dhe shpresoj të dalim fitues nesër. Eshtë një emocion më i veçantë për mua, sepse është klubi ku u formova si futbollist dhe gjithmonë do të jetë i tillë”, ka thënë Namani.

    Sa i përket vazhdimësisë së kampionatit dhe ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, që klubi ynë Drita e zhvilon pikërisht ndaj KF Llapit, trajneri Nuhiu theksoi se përqendrimi duhet të jetë maksimal, pasi tani e tutje çdo ndeshje është finale e madhe.

    “Duhet të kemi vazhdimësi, t’i marrim ndeshjet një nga një, ne nuk dorëzohemi derisa matematikisht do të kemi gjasa. Kualifikimi ka sjellë një entuziasëm të zjarrtë tek djemtë, është rritur vetëbesimi dhe dëshira për rezultate pozitive dhe do të mundohemi që çdo ndeshje të bëjmë më të mirën. Ne do të shohim punën tonë për tri pike dhe finalja e Kupës është sfidë në vete, ku secila ndeshje do të përgatitet për të fituar, pavarësisht në cilën garë do të jetë ajo”, ka përfunduar Nuhiu.

    Kryetrajneri, Ardian Nuhiu njoftoi se për nesër janë të gatshëm të gjithë futbollistët, përveç Arbnor Mujës, i cili po vazhdon rikuperimin.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Batatina “thumbon” sërish gazetaren Qeqa Krelani

    April 22, 2022

    Arbër Shala flet për formën fantastike, luftën për mbijetesë të klinasve si dhe ndeshjen e radhës ndaj Gjilanit

    April 21, 2022

    Dukagjini u jep një super-lajm tifozëve në prag të ndeshjes me Gjilanin

    April 21, 2022

    Llumnica: Problemi i Prishtinës nuk është vetëm renditja në Superligë, ky është problemi më i madh i bardhekaltërve

    April 21, 2022
    AKTUALE

    Batatina “thumbon” sërish gazetaren Qeqa Krelani

    April 22, 2022

    Ky gjyqtar debutoi këtë mesjavë në futbollin kosovar

    April 21, 2022

    Ky është talenti që po shkëlqen në Ligën e Parë

    April 21, 2022

    Rikthimi i Trepçës ’89 në Superligë, objektivat madhore në elitë dhe e ardhmja e tij, flet hapur Shpëtim Idrizi

    April 21, 2022
    TË TJERA

    “Fshesa” e Ten Hagen, largon 12 lojtarë nga Man.United

    April 22, 2022

    Milan pran transferimit të bashkëlojtarit të Edon Zhegrovës

    April 22, 2022

    Di Maria, drejt Italisë/ Argjentinasi nis bisedimet me këtë klub

    April 22, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.