AKTUALE

    Kortezhi gati: Forcat Vushtrri paralajmëron “uragan” drejt Klinës

    May 10, 2022

    Goli i tij rrëzoi Skënderbeun nga kategoria, flet ish-lojtari i Prishtinës: Dita më e keqe e karrierës

    May 10, 2022

    Nallbani: Gjendja e Besës më e keqja në histori, fajtor është edhe trajneri francez

    May 10, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Liga e Parë»Nallbani: Gjendja e Besës më e keqja në histori, fajtor është edhe trajneri francez
    Liga e Parë

    Nallbani: Gjendja e Besës më e keqja në histori, fajtor është edhe trajneri francez

    By G.LMay 10, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Klubi Futbollistik “Besa” nga Peja dikur e sundonte në maksimum futbollin kosovar.

    Sezonin e kaluar, skuadra pejane ishte pjesë e Superligës, kurse tashmë Besa nuk ka arritur ta sigurojë as qëndrimin në Ligën e Parë të ‘Grupit A’, raporton Gazeta Enigma.

    Kjo po konsiderohet një ‘katastrofë’ për klubin me traditë të madhe në futbollin tonë.

    KF Besa është klubi i dytë më trofeshëm nga Kosovë pas Prishtinës. Pejanët kanë arritur që ta shpalleshin tri herë radhazi kampion ne vitin 2004-2005, 2005-2006 dhe 2006-2007. Gjithashtu, ata kanë fituar edhe tri here Kupën e Kosovës dhe një herë Superkupën.

    Gazeta Enigma e ka kontaktuar edhe ish-futbollistin e kësaj skuadre nga koha e artë e Besës, Ilir Nallbanin.

    Nallbani ka thotë se kjo është gjendja më e keqe në histori të këtij klubit.

    “Gjendja e Besës është më e keqja në historinë e futbollit të Pejës, nuk ka stadium për ndeshje sepse menaxhimi ka qenë jo i mirë këto vitet e fundit. Ndeshjet zyrtare i ka zhvilluar në një fushë jo adektuate për nga shikueshmëria, gjithashtu edhe nga ana e kualitetit për zhvillim të një ndeshje kampionale të Superligës”, tha Nallbani për Enigmën.

    Ish-lojtari pejan thotë se skuadra viteve të fundit e ka humbur edhe identitetin e saj.

    “Këto dy vitet e fundit, Besa, e ka humbur identitetin e saj si emër i madh në futbollin kosovar, prandaj edhe ka ra nga kategoria si rezultat i keqmenaxhimnit. Nuk jam ndjerë mirë që është larguar nga Liga e Parë, është shumë e dhimbshme se si një klub me traditë të luaj në Ligën e Dytë. S’kam koment, është e dhimbshme”, shtoi më tutje Nallbani.

    Për fund Nallbani thotë se problemi kryesor ka qenë keqmenaxhimi qysh nga ardhja e trajnerit francez i cili sipas tij e ka nënçmuar Superligën e Kosovës.

    “Problemi kryesor ka qenë menaxhimi qysh në fillim të ardhjes së trajerit francez, Jerome Klein, i cili e ka nënçmuar Superligën tonë dhe ka futur të gjithë lojtarët e rinj, gjë që ka dështuar në të gjitha drejtimet. Unë shpresoj që nga këto gabime që kanë ndodhur deri me tash, shumë shpejt të rikuperohen dhe të rifillojnë të mendojnë për një riorganizim të shpejt dhe Besa të kthehet aty ku e ka vendin”, përfundoi Ilir Nallbani.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Kortezhi gati: Forcat Vushtrri paralajmëron “uragan” drejt Klinës

    May 10, 2022

    Ky futbollist ia grabiti nga dora bylbylin referit

    May 10, 2022

    Thirrje për përkrahje masovike të Lirisë

    May 10, 2022

    Morina me mesazh emocional për lojtarët e Ferizajt pas shpalljes kampionë

    May 8, 2022
    AKTUALE

    Kortezhi gati: Forcat Vushtrri paralajmëron “uragan” drejt Klinës

    May 10, 2022

    Nallbani: Gjendja e Besës më e keqja në histori, fajtor është edhe trajneri francez

    May 10, 2022

    Ky futbollist ia grabiti nga dora bylbylin referit

    May 10, 2022

    Shehi e konfirmon telefonaten e SC Gjilanit

    May 10, 2022
    TË TJERA

    Goli i tij rrëzoi Skënderbeun nga kategoria, flet ish-lojtari i Prishtinës: Dita më e keqe e karrierës

    May 10, 2022

    Lala për Rashicën: E njohin të gjitha klubet e Evropës

    May 10, 2022

    Eksperti i merkatos plas “bombën”: Igli TARE kalon te PSG

    May 10, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.