Përfaqësuesja e Kosovës po mban konferencë për media, para ndeshjes me Greqinë, shkruan Insajderi.
Së bashku me përzgjedhësin Alain Giresse është edhe sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi.
“Jemi në prag të një ndeshje të rëndësishme, morëm tre pikë në ndeshjen ndaj Qipro, i dimë pikat e dobta të Greqisë, shpresojmë që nesër të e korrim fitoren”
Kur u pyet lidhur me të ardhmen, më saktë lidhur me qëndrimin e tij të Mallorca, Muriqi tha se nuk po merakoset për atë punë.
“Shkurt e shqip spo ma ninë, jam i fokusum më ndeshjet e kombëtares. Kam një përshypje që jam i lodhun psiqikisht pasi ka qenë e vështirë që të luftojmë për mbijetesë. Do vazhdoj me atë ekip që kam kontratë, do të vazhdojë atje” – tha Muriqi, përcjell Insajderi.
Ndryshe, sot në 17:30 do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në ‘Fadil Vokrri’.
Kujtojmë se, Dardanët e kanë mposhtur Qipron, me rezultat 2:0, të enjten në stadiumin “AEK Arena” në Larnaca, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C.