Vedat Muriqi u shpall lojtari i muajit maj në La Liga, duke lënë pas shumë yje të njohur të këtij kampionati.
Sulmuesi prizrenas i Kosovës, i cili gjatë muajit maj në katër paraqitje që realizoi shënoi një gol dhe dhuroi dy asistime, në konferencën para ndeshjes ndaj Greqisë, ka potencuar se ndjehet i lumtur që u shpall “Lojtari i Muajit”. shkruan Insajderi.
“U ndejva i lumtur që u shpalla lojtari i muajit, jo vetëm për vetën, por edhe për Kosovën pasi ishte flamuri aty. Në një ligë që është ndër 4 më të mirat, është nder me u shpallë lojtari i muajit”- tha Muriqi.
Ndryshe, Mallorca arriti të sigurojë edhe për një stinor mbetjen në futbollin elitar spanjoll, ku kontributin më të madh e kishte Vedat Muriqi.
Kujtojmë se, Dardanët e kanë mposhtur Qipron, me rezultat 2:0, të enjten në stadiumin “AEK Arena” në Larnaca, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C. Ndërsa nesër në “Fadil Vokrri” e presin Greqinë.