Ismet Munishi ka treguar se po e kryen edhe detyrën e drejtorit sportiv te Prishtina.
Ai ka pranuar se ka pasur largime nga skuadra që nuk i ka dëshiruar.
Tregon se në kohën kur klubi po riorganizohej, vet ka folur edhe me lojtarë.
“Do ta luaj edhe rolin e drejtorit sportiv dhe të trajnerit derisa klubi të dal në binarë. Më ka dhimbsur shumë largimi i Lorik Boshnjakut. Kam pasur dëshirë ta mbaj. Kam insistuar që ta mbaj Gledi Micin dhe i kam treguar që do të jetë kapiten i skuadrës. Më është dashur një lider i tillë. Insistimi ka qenë edhe për Endrit Krasniqin”, ka theksuar Munishi./koha