AKTUALE

    Si i kushtuan Ballkanit kundër Klaksvikut përgatitja e dobët fizike

    August 5, 2022

    Morina tregon objektivat e Ferizajt këtë vit

    August 5, 2022

    Familja e Bekajt: Është totalisht e pavërtetë se Visari është shitur në Manisa

    August 5, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Superliga»Morina tregon objektivat e Ferizajt këtë vit
    Superliga

    Morina tregon objektivat e Ferizajt këtë vit

    By FFKAugust 5, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Pas një edicioni fantastik në Ligën e Parë, FC Ferizaj arriti të rikthehej në elitën e futbollit kosovar.

    Nën drejtimin e Arbnor Morinës, skuadra e njohur kosovare pritet që të mos jetë kafshatë e lehtë as për ekipet e Superligës së Kosovës.

    Ferizajasit fazën përgatitore para fillimit të kampionatit e zhvilluan në Mavrovë, ku edhe luajtën dy ndeshje miqësore.

    Në një prononcim për Gazetën Olle, kryetrajneri Arbnor Morina flet për përgatitjet e fundit të ekipit dhe pritshmëritë për edicionin e ri.

    “Pas ardhjes nga faza përgatitore në Maqedoni, kemi vazhduar me ritmin e punës të paraparë me planin e përcaktuar në fillim duke stërvitur në fushën tonë në Ferizaj. Në Maqedoni kemi luajtur edhe dy ndeshje kontrolluese dhe të dielën kemi paraparë edhe një ndeshje me të cilën definitivisht do të dijmë se sa afër jemi kërkesave tona në lidhje me ekip”, tha fillimisht Morina.

    Tutje, kryetrajneri i Ferizajt flet për objektivat e ekipit të tij në Superligë.

    “Testimet mjekësore kanë treguar se ekipi është i përgatitur mirë dhe tash mbesin detajet për t’u përgatitur për ndeshjen e parë kampionale. Objektivi ynë është stabilizimi në Superligë, sepse jemi të vetëdijshëm se kemi të bëjmë me ekipe të fuqishme dhe të kompletuara mirë.”

    Ferizajasit kanë afruar shtatë futbollistë në merakton verore, duke qenë skuadër mjaft aktive në afatin kalimtar.

    Morina nuk jep detajë më shumë rreth transferimeve, por as nuk e mbyll mundësinë që mund të ketë edhe ndonjë prurje tjetër.

    “Nëse lëviz dikush në momentet e fundit ndoshta edhe mund të ketë ndonjë transferim tjetër”, përfundoi Arbnor Morina për ‘Olle’.

    Ferizaj e fillon edicionin e ri me një test mjaft të vështirë pasi në udhëtim luan ndaj Gjilanit.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Ish-kapiteni Driton Krasniqi rikthehet te Prishtina

    August 5, 2022

    Sermaxhaj tregon pse po lodhet Ballkani në pjesë të dytë

    August 4, 2022

    Kompania e madhe e basteve publikon kuotat për ndeshjen Ballkani – Klasvik

    August 4, 2022

    Vizitë speciale në stërvitjen e FC Prishtinës

    August 3, 2022
    AKTUALE

    Si i kushtuan Ballkanit kundër Klaksvikut përgatitja e dobët fizike

    August 5, 2022

    Morina tregon objektivat e Ferizajt këtë vit

    August 5, 2022

    Zyrtare: Arbnor Muja prezantohet tek Antwerp

    August 5, 2022

    “Profesori” Bylbyl Sokoli dënohet për plagjiaturë

    August 5, 2022
    TË TJERA

    Familja e Bekajt: Është totalisht e pavërtetë se Visari është shitur në Manisa

    August 5, 2022

    Ky është ish-futbollisti shqiptar që dyshohet se është i përfshirë në rastin e kartonit të Granit Xhakës

    August 5, 2022

    Ndryshojnë rregullat në Premier Ligë për sezonin e ri

    August 5, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.