AKTUALE

    Kjo është skuadra e dytë që ngjitet në Premierligë

    May 3, 2022

    Dardanët U16 fitojnë ndaj Kombëtares nga Amerika Latine

    May 3, 2022

    Trepça ’89 u paraqit për herë të parë në garat evropiane

    May 3, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Futbolli vendor»Ministri Çeku paralajmëron se do ta çojë FFK-në në gjykatë dhe mund t’ia heqë licencën
    Futbolli vendor

    Ministri Çeku paralajmëron se do ta çojë FFK-në në gjykatë dhe mund t’ia heqë licencën

    By V.IApril 15, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka njoftuar se ministria e tij është duke e rishikuar procesin zgjedhor kontrovers të Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Ai madje ka paralajmëruar se do ta dërgojë çështjen në gjykatë dhe se FFK-ja do ta humbë licencën nëse gjykata gjen se ajo e ka shkelur ligjin gjatë procesit.

    Ministria e Sportit e kishte akuzuar FFK-në për shkeljen e ligjit për sport dhe të vetë Statutit të federatës duke i shpallur zgjedhjet për datën 6 prill, në të cilat Agim Ademi u rizgjodh president për një mandat të dytë katërvjeçar.

    Sidoqoftë, në këtë Kuvend Zgjedhor, 15 delegatë që mbështetën Gramoz Vokrrin (kandidatit që iu mohua aplikimi nga KE), e bojkotuan Kuvendin dhe paralajmëruan edhe largimin nga garat nëse nuk reagon MKRS.

    Për këtë çështje dhe disa të tjera, Çeku ka treguar qëndrimin e MKRS, në një intervistë për “Kanal 10”.

    Ministri ka bërë me dije që kanë pranuar përgjigje nga FFK-ja dhe janë duke i shqyrtuar, por në rast që nuk bindën, atëherë do t’i dërgojnë në gjykatë.

    “Pozicioni i Ministrisë është i rregulluar brenda klubeve, përfshirë edhe normave të sportit. Ne kemi pasur komunikim zyrtar me FFK-në, i kemi njoftuar mbi vendimet tona ligjore rreth shpalljes së zgjedhjeve dhe rreth procesit që ka përfundu sipas FFK-së në Kuvendin e tyre zgjedhor. Kemi disa shqetësime dhe kemi kërkuar sqarime nga Federata dhe kemi pranuar përgjigjet e tyre dhe tashmë po besoj që pasi përfundojë Kuvendi Zgjedhor, ne jemi duke përgatit pozicionin tonë përfundimtar, që ndoshta mund të përfundojë në gjykatë”.

    “Po i shqyrtojmë përgjigjet, po analizojmë procesin e Kuvendit Zgjedhor dhe të gjitha këto nëse nuk na bindin që ka qenë nëpër rregullat e ligjit të sportit, ne këtë lëndë e dërgojmë në gjykatë, që pastaj do ketë vendim përfundimtar mbi FFK-në”, tha fillimisht ai.

    Tutje, Çeku foli për letrën që e pranoi nga opozita, të cilët bojkotuan Kuvendin Zgjedhor.

    “Letra nga opozita? Jemi duke i bërë të gjitha, e kuptojmë shqetësimin e këtyre delegatëve. Unë besoj që klubet dhe delegatët kanë të drejtë ta dërgojnë këtë çështje në gjykatë, mirëpo ata nuk mund të presin ndihmë nga ne sepse ne nuk i ndihmojmë, por e këqyrim ligjshmërinë”.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Presidenti i FFM-së Muamed Sejdini uron Agim Ademin në 6- vjetorin e FFK-së në UEFA

    May 3, 2022

    Presidenti Ademi priti stafet mjekësore të FC Drita dhe FC Ballkani

    May 3, 2022

    Sa ka degraduar futbolli kosovar për 6 vite?

    May 3, 2022

    Vetëm 6 vjet në Evropë, këto janë të arriturat që e bëjnë krenare FFK-në dhe futbollin tonë

    May 3, 2022
    AKTUALE

    Trepça ’89 u paraqit për herë të parë në garat evropiane

    May 3, 2022

    Futbollisti i Gjilanit humbet sezonin, detyrohet të operohet

    May 3, 2022

    Presidenti i FFM-së Muamed Sejdini uron Agim Ademin në 6- vjetorin e FFK-së në UEFA

    May 3, 2022

    Muja: Derbi pa tifozë i mangët, do të luajmë t’i gëzojmë nga larg

    May 3, 2022
    TË TJERA

    Kjo është skuadra e dytë që ngjitet në Premierligë

    May 3, 2022

    Dardanët U16 fitojnë ndaj Kombëtares nga Amerika Latine

    May 3, 2022

    Tre gabimet e portierëve që e ndihmuan Milanin në luftën për titull në Serie-A

    May 3, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.