Mësohet kur do të filloj përgatitjet për sezonin e ri në Superligë skuadra e Ferizajt
Skuadra e Ferizajt përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se përgatitjet për sezonin e ri të Superligës do t’i fillojë me datën 1 korrik, transmeton Gazeta Metro.
Klubi i Ferizajt e cila u inkuadrua këtë sezon në elitën e futbollit kosovar ka treguar në një postim në Facebook se nga data 1 korrik deri më 23 korrik në qytetin e tyre do të mbajnë fazën e parë të përgatitjeve.
Ndërsa pas datës 23 korrik, ata do të udhëtojnë drejtë Mavrovës për fazën tjetër të përgatitjeve.
Më tutje në postimin e tyre thuhet se trajneri, Arbnor Morina, do t’i ketë në dispozicion të gjithë futbollistët në fillimin e përgatitjeve dhe janë duke punuar shumë të organizohen sa më mirë në Superligë.
Vlen të theksohet se skuadra e Ferizajt ka qenë edhe një ndër ekipet më aktive në këtë merakato verore, ku në radhët e veta ka sjellë disa nga lojtarët më me përvojë në Kosovë.