Guathier Mankenda ka debutuar me skuadrën e tij të re, Liepaja.
Sulmuesi kongolez që u largua nga Prishtina ka bërë debutimin me Liepajan në kuadër të xhiros së 19 në elitën e futbollit letonez.
Liepaja mposhti Super Novan me rezultat të pastër 2-0, derisa Mankenda realizoi golin e dytë.
Ish-anëtari i Vushtrrisë dhe Prishtinës u inkuadrua në lojë në minutën e 77-të dhe 11 minuta më vonë realizoi një gol fantastik për rezultatin përfundimtar 2-0.
Me këtë fitore Mankenda dhe Liepaja paralajmërojnë Gjilanin se do t’i zhvillojnë dy ndeshje shumë të forta.