Kombëtarja shqiptare e futbolli humbi dje me përmbysje 1-2 në shtëpi nga Izraeli. Kuqezinjtë e Rejës bënë një ndeshje me dy fytyra, duke rënë dukshëm në 45 minutat e dyta.
Për Kombëtaren shënoi Armando Broja nga pika e bardhë e penalltisë, teksa sulmuesi barazoi me 4 gola në ekipin kombëtar Uzunin dhe Lenjanin.
Listën e golashënuesve më të mirë me Shqipërinë e kryeson Erjon Bogdani me 18 gola, Alban Bushi me 14 gola, Ervin Skela me 13 gola, teksa më pas vijnë Sokol Cikalleshi dhe Armando Sadiku me 12 gola.
Mosha 20 vjeçare dhe loja që merr përsipër Broja, ndezin shpresat e tifozëve kuqezi për një të ardhme të ndritur të djaloshit me fanellën shqiptare.