Mallorca dëshiron që ta blejë Vedat Muriqin nga Lazio, por me një ndryshim nga kushtet e vendosura në janar, kur sulmuesi i kombëtares së Kosovës lëvizi në formë huazimi te skuadra spanjolle.
Mediet në Spanjë raportojnë se Mallorca kërkon një ulje të çmimit që iu vendos 28-vjeçarit në janar nga Lazio, pra një ulje në 12 milionë eurot që klubi italian kërkon për kartonin e Muriqit.
Një operacion në dukje i vështirë, pasi Igli Tare gjithmonë kërkon të marrë maksimumin nga shitjet e lojtarëve.
Sulmuesi ka kontratë me Lazion deri në verën e 2025-ës, megjithatë në Seria A nuk e gjeti veten, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet në La Liga, ku që nga muaji janar luajti në 16 ndeshje dhe në to shënoi 5 gola dhe dha 3 asiste.