AKTUALE

    Malisheva vazhdon edhe për një vit me një nga lojtarët kryesor

    June 23, 2022

    Zbulohet oferta e parë e Barcelonës për Lewandowskin

    June 23, 2022

    Pas zyrtarizimit, Zabërgja jep premtim për Skifterat

    June 23, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Legjionarët»Lojtari i Kosovës afër kalimit te gjiganti gjerman
    Legjionarët

    Lojtari i Kosovës afër kalimit te gjiganti gjerman

    By V.IJune 20, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Reprezentuesi i Kosovës, Emir Sahiti, pritet që karrierën ta vazhdojë në Gjermani, saktësisht te skuadra e Hamburgut. Lajmi është bërë i ditur nga mediumet kroate të hënën. “Slobodna Dalmacija” ka raportuar se është vetëm çështje kohe përpara se Sahiti të zyrtarizohet te Hamburgu. Mësohet se krerët e ekipit gjerman që bën gara në Bundesligën 2, ka kohë që janë në negociata si me Hajdukun e Splitit ashtu edhe me Sahitin. Për transferimin e Sahitit, Hamburgu pritet të paguajë rreth dy milionë euro. Skuadra e Hajdukut gjendet në Austri, ku po e zhvillon fazën përgatitore. Dhe, në kuadër të këtyre përgatitjeve, Hajduku më 29 qershor do ta luajë një miqësore me Hamburgun, ku edhe pritet të zyrtarizohet marrëveshja për Sahitin. Edhe në Gjermani kanë raportuar se futbollisti është i gatshëm ta vazhdojë karrierën te skuadra e Hamburgut.

    “Gjiganti gjerman Hamburgu ka shprehur interesim për shërbimet e Emir Sahitit. Informacionet e para janë se reprezentuesi i Kosovës është shumë afër transferimit te Hamburgu dhe marrëveshja mes palëve është afër finalizimit”, ka shkruar gazeta kroate.

    Hamburgu është një prej skuadrave më të mëdha të Gjermanisë, kurse prej sezonit 2018/19 luan në kategorinë e dytë. Për herë të parë në histori të klubit Hamburgu ra nga Bundesliga në sezonin 2017/18 duke mos arritur të mbijetojë. Për tre sezone rresht në kategorinë e dytë, Hamburgu nuk ka arritur ta sigurojë kthimin në elitë.

    Në fakt, Hamburgu luajti në ndeshjen e plejofit për kthim në Bundesligë, por u mposht nga Hertha e Berlinit pas dy ndeshjeve me rezultatin e përgjithshëm 3:2. Për sezonin e ri, Hamburgu po planifikon të futet fuqishëm në garë për dy pozitat e para, që sigurojnë automatikisht kthimin në Bundesligë. Për këtë arsye, ekipi gjerman po synon të përforcohet dhe njëri prej lojtarëve që po shihet si i rëndësishëm në këtë mision është edhe Sahiti. Sulmuesi i krahut, ka pasur një sezon fantastik te Hajduku dhe ishte në mesin e lojtarëve më të dalluar të ekipit.

    Ai e ndihmoi Hajdukun ta fitojë Kupën e Kroacisë, ndërsa në 39 paraqitje në të gjitha garat, Sahiti kontribuoi me shtatë gola e pesë asistime. Para fillimit të këtij sezoni, Sahiti u kthye te Hajduku pas shkëlqimit te Shibeniku ku ishte i huazuar. Sezoni 2021/22 ishte i pari për Sahitin në ekipin e parë të Hajukut, ku vlerësohet lart.

    Sahiti para një viti e ka rinovuar kontratën me Hajdukun deri në vitin 2025. Madje, në afatin kalimtar të janarit pati ekipe të interesuara për Sahitin edhe nga Serie A, por Hajduku vendosi ta mbajë deri në fund 23-vjeçarin. Ishin Udinese dhe Torino, skuadrat italiane që synonin transferimin e Sahitit në fillim të këtij viti. Po ashtu, Sahiti ka debutuar edhe me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.

    Ai ishte ftuar nga përzgjedhësi Alain Giresse për ndeshjet e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve që u luajtën këtë muaj. Sahiti debutoi te Kosova, ku regjistroi dy paraqitje.

    Ai u aktivizua në fund të ndeshjes kundër Irlandës së Veriut që Kosova e fitoi 3:2 në Prishtinë dhe në humbjen ndaj Greqisë 2:0 në Volos.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    LAJMI I FUNDIT: Vedat Muriqi drejt rikthimit në Turqi, por jo te Fenerbahce!!

    June 23, 2022

    Ylli i kombëtares së Kosovës, në pushime duke menduar për merkaton

    June 23, 2022

    17 gola në 18 ndeshja – ky është kosovari që po shkëlqen në Gjermani

    June 23, 2022

    Leonardo Uka, është i riu me prejardhje nga Kosova që po stërvit me skuadrën e parë të Grasshopperit

    June 22, 2022
    AKTUALE

    Malisheva vazhdon edhe për një vit me një nga lojtarët kryesor

    June 23, 2022

    Pas zyrtarizimit, Zabërgja jep premtim për Skifterat

    June 23, 2022

    Zyrtare: Gjilani transferon reprezentusin e Kosovës U21

    June 23, 2022

    Zyrtare: Ballkani prezanton sulmuesin brazilian

    June 23, 2022
    TË TJERA

    Zbulohet oferta e parë e Barcelonës për Lewandowskin

    June 23, 2022

    Trajneri i Fernbahçes vendos për fatin e Mërgim Berishës

    June 23, 2022

    Fitoi Evropa Ligën, pensionohet nga futbolli aktiv në moshën 29-vjeçare

    June 23, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.