AKTUALE

    Gjilani shënon fitoren e radhës në miqësore

    August 6, 2022

    Veliu debuton edhe zyrtarisht në Turqi

    August 6, 2022

    Formacionet: Rashani starton, përball ka Messin e Neymar

    August 6, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Bota»Llapi reagon për herë të parë për bllokimin e merkatos, kërcënon me padi
    Bota

    Llapi reagon për herë të parë për bllokimin e merkatos, kërcënon me padi

    By R.JAugust 6, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Ka ardhur reagimi i Llapit pas dy ditësh për bllokimin e mekratos së tyre.

    Gazeta Olle dy ditë më parë kishte raportuar se përveç Llapit edhe pesë skuadrave të tjera kosovare i është bllokuar merkato nga shtëpia më e madhe e futbollit botëror FIFA, për shkak të borxheve që kanë ndaj ish-futbollistëve apo drejtuesve të klubit.

    Llapi tani ka ardhur me një reagim duke kërcënuar me padi mediumin tonë i cili nuk ka bërë asgjë tjetër përveçëse ka zbuluar një të vërtetë duke e dëshmuar edhe me foto, por që kjo e vërtetë për disa klube është e hidhur.

    Gjithsesi gjatë ditëve të ardhshme Gazeta Olle do të nis publikimin e intervistave ekskluzive të personave që kanë paditur të gjitha klubet që janë bllokuar nga FIFA si Llapi, Prishtina, Drenica, Arbëria, Besa e Pejës dhe Feronikeli.

    Llapjanët në reagimin e tyre kanë pranuar indirekt se lajmi i Gazetës Olle është i vërtetë duke thënë se reagojnë ndaj personave kompetent që kanë shpërndarë informacione të brendshme.

    Për korrektësi ndaj Llapit dhe gjitha klubeve vendore, Gazeta Olle ua sjell reagimin e plotë të klubit llapjan:

    Duam të njoftojmë opinion sportiv se këto ditë kanë qarkulluar lajme në portale, duke nisur nga Gazeta Olle se skuadrës sonë i është bllokuar merkato dhe ne si klub nuk kemi dashur të reagojmë pa pranuar konfirmimin zyrtar nga FIFA.
    Sot kemi pranuar lajmin nga FIFA se KF Llapit nuk i është bllokuar merkato, pas disa mesazheve dhe sqarimeve me FIFA-n dhe i lusim portalet dhe ata persona që janë afër këtyre portaleve se duhet të kontaktojnë fillimisht me personat kompetent pranë klubeve para se të publikojnë lajme që mund edhe ta dëmtojnë imazhin e klubeve në këtë kohë kur kampionati është afër për të filluar.
    Pranë disa portaleve mund të ndodh që edhe ndonjë skuadër është e përfshirë pasi iu ka hyrë herët frika dhe po mendojnë se mund ta ulin imazhin e KF Llapit dhe se nëse vazhdohet me këso lajmesh tendencioze nuk do rrimë duarkryq por do të ngremë padi në gjykatat tona sepse po dëmtohet imazhi i një klubi me traditë dhe me një organizim që shumë klube e kanë ëndërr të vijnë këtu ku është tashmë KF Llapi.
    Reagojmë edhe ndaj disa personave kompetent që shpërndajnë informacione të brendshme, që puna e tyre është të ruajnë informacionet e brendshme brenda institucionit ku punojnë por nëse edhe një herë tjetër ndodh e njëjta gjë pa shikuar mirë se çfarë fshehet prapa saj do kenë pasoja.
    Po ashtu njoftojmë opinionin se KF Llapi ka regjistruar me kohë të gjithë futbollistët për edicionin garues 2022/23 dhe të gjithë kanë drejtë loje nga ndeshja e parë e edicionit ndaj Drenicës që zhvillohet më 14.08.2022 në Stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.
    Ne vazhdojmë punën dhe do t’ia dalim drejt synimit që kemi duke i mposhtur edhe ata që janë jashtë fushës së gjelbër.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Gjilani shënon fitoren e radhës në miqësore

    August 6, 2022

    Formacionet: Rashani starton, përball ka Messin e Neymar

    August 6, 2022

    E dhimbshme! Futbollisti i Evertonit pëson lëndim të rëndë në ndeshjen e parë

    August 6, 2022

    Java e parë e “zjarrtë” në Premier League, dy trajnerët përplasen me njëri-tjetrin pas ndeshjes

    August 6, 2022
    AKTUALE

    Gjilani shënon fitoren e radhës në miqësore

    August 6, 2022

    Llapi – Prishtina: Mbyllet ndeshja me 4 gola të shënuar

    August 6, 2022

    Llapi – Prishtina: Mbyllet pjesa e parë e miqësores me këtë rezultat

    August 6, 2022

    Tre talentët e 2 Korrikut marrin ftesë nga skuadra e madhe turke

    August 6, 2022
    TË TJERA

    Veliu debuton edhe zyrtarisht në Turqi

    August 6, 2022

    Formacionet: Rashani starton, përball ka Messin e Neymar

    August 6, 2022

    Kapiteni i Kosovës U19 niset për Itali, shumë skuadra të interesuara për të

    August 6, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.