Liverpool po luan përballë Villareal sfidën e parë të vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League.
Të kuqtë vijnë pasi kanë eleminuar Interin dhe Benficën.
Kjo është gjysmëfinalja e 12-të për ta, duke u bërë klubi anglez më i pranishëm në këtë fazë të Champions bashkë me Manchester United.
Ndërsa rekordi absolut i takon Real Madrid me 31 ndeshje, i ndjekur nga Bayern me 20 dhe Barcelona me 16.
Më pas vijnë Liverpool, United, Milan, Juventus.