Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Fisnik Asllani i është bashkuar ekipit të Hoffenheim në stërvitje pasi kishte munguar shkaku i lëndimit të gjurit përafërsisht dy muaj.
19 vjeçari kishte debutuar në Bundesliga me fanellën e Hoffenheim, në duelin ndaj Lepzig. Disa minuta i pati edhe në duelin ndaj Mainz, teksa edhe në katër ndeshje ishte ne bankën rezervë.
Asllani pritet të jetë në listen e ngushtë të trajnerit Sebastian Hoenes, për takimin e së dieles ndaj Frankfurtit.