Një studim i portalit britanik “Money.co.uk” ka zbuluar stadiumet më të mira dhe më të këqija në Europë sipas fansave të futbollit.
Në vendin e parë kryeson stadiumi i Borusia Dortmund “Signal Iduna Park”, që ndiqet më pas nga një stadium ballkanas, ai i Rumanisë “Arena Nationala”. Podiumin e më të mirave e mbyll stadiumi i Barcelonës “Camp Nou”. Në 10 vendet e para ndodhen gjithashtu “Ëembly” dhe “Ëanda Metropolitani”, ndërsa stadiumi italian që ndodhet më lartë në renditje është “San Siro” në vendin e 11-të.
Nga ana tjetër, për sa i përket stadiumeve më të këqija sipas fansave, vendin e parë e mban shtëpia e tre futbollistëve të Kombëtares, ai i Empolit. Në vendin e dytë është stadiumi i Celta Vigos, “Balaidos” dhe në vendin e tretë “Stadio Maksimir” i Dinamo Zagrebit.