AKTUALE

    Shikoni episodin qesharak në Libertadores: Gjyqtari meritonte të paktën të verdhën

    July 1, 2022

    UEFA ia beson gjyqtarit kosovar ndeshjen e Conference League

    June 30, 2022

    Koha kur Malisheva e Gjilanit ishte kryeqendër e futbollit në Anamoaravë

    June 30, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Kosova»Ky është plani i Policisë për ndeshjen e sotme, Kosova – Greqia
    Kosova

    Ky është plani i Policisë për ndeshjen e sotme, Kosova – Greqia

    By FFKJune 5, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Kombëtarja e Kosovës do të përballet me atë të Greqisë në kuadër të kampanjës kualifikuese të Ligës së Kombeve sot nga ora 20:45, shkruan Demokracia.com.

    Për dy ekipet përfaqësuese kjo do të jetë ndeshja e dytë në grup, teksa të dyja e nisën me fitore.

    Kosova mori tri pikë në udhëtim te Qipro pas fitores 0-2, derisa grekët triumfuan në udhëtim te Irlanda me rezultat 1-0.

    Policia përmes një njoftimi për media, ka treguar në detaje të gjitha veprimet që do të ndërmerren sot, për të krijuar një ambient sa më të sigurt për pjesëmarrësit në këtë ndeshje tejet të rëndësishme.

    KOMUNIKATË PËR MEDIA

    Policia e Kosovës do të zbatojë planin operativ ‘Loja e futbollit Kosovë-Greqi’

    Prishtinë, 4 qershor 2022

    Nesër, më 5 qershor 2022, përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të zhvillojë ndeshje ndaj Greqisë. Policia e Kosovës ka hartuar dhe do të zbatojë planin operativ për të ofruar siguri para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit. Policia do të kujdeset që në perimetrin e jashtëm (perimetri i dytë) të stadiumit të ofrojë siguri dhe të kujdeset për mbarëvajtjen dhe lëvizjen e personave në atë perimetër. Kështu, nesër që nga mëngjesi rrugët që shkojnë drejt stadiumit ‘Fadil Vokrri’ dhe përreth tij do të jenë të bllokuara për qarkullim dhe parkim të veturave. Pra, nuk do të lejohet hyrja e veturave nga rruga ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Fehmi Agani’ në drejtim të stadiumit dhe lëvizja apo parkimi përgjatë rrugës përreth stadiumit. Kurse veturat zyrtare që lejohen të futën në atë zonë duhet të jenë të pajisura me leje të parkingut dhe do të futen në parkim vetëm nga rruga ‘Tirana’.

    Policia, në zbatim të planit operativ do të angazhohet edhe në kontroll më të detajuar të atyre që ia mësyjnë stadiumit dhe nuk do të lejohen gjëra që mund të paraqesin rrezik në situata të tilla si dhe gjëra që janë të ndaluara për hyrje në stadium. Për më tepër rreth gjërave të ndaluara i referoheni njoftimit të FFK-së në faqen e tyre zyrtare.

    Personat të cilët nuk janë pajisur me bileta, apo të cilët përpiqen të qëndrojnë në afërsi apo për rreth stadiumit, sipas planit nuk do të lejohen të qëndrojnë, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Kosova e shkatrron Maqedonin e Veriut në miqësoren e sotme

    June 27, 2022

    Kosova takohet pas dy dite me këtë kundërshtar në “Fadil Vokrri”

    June 25, 2022

    Kosova – Maqedonia: Mbyllet ndeshja me këtë rezultat

    June 24, 2022

    U17: Miqësorja Shqipëri – Kosovë ka përfunduar me këtë rezultat

    June 23, 2022
    AKTUALE

    UEFA ia beson gjyqtarit kosovar ndeshjen e Conference League

    June 30, 2022

    Koha kur Malisheva e Gjilanit ishte kryeqendër e futbollit në Anamoaravë

    June 30, 2022

    Zbulohet gjyqtari i ndeshjes, Ballkani – Zalgiris

    June 30, 2022

    Pamje: Rritet kapaciteti i stadiumit të ekipit të Superligës

    June 30, 2022
    TË TJERA

    Shikoni episodin qesharak në Libertadores: Gjyqtari meritonte të paktën të verdhën

    July 1, 2022

    Zyrtare: Kosovare Asllani bëhet me skuadër të re

    June 30, 2022

    I mori numrin e fanellës Ivan Perisiçit te Interi, kroati uron Asllanin: Paç fat vogëlush!

    June 30, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.