Trajnerin boshnjak Abdulah Ibrakoviq, i cili ka lënë skuadrën për të shkuar jashtë shtetit për “arsye personale”.
Ibrakoviq mori drejtimin e kampionit të Kosovës në nëntorin e kaluar, pasi këta të fundit ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin maqedonas Zekerija Ramadani, shkaku i rezultateve jo të mira për këtë
Me ardhjen e teknikut boshnjak, tek Prishtina kishte pak shpresë që në 100-vjetorin e klubit të riktheheshin në garë për daljen në Evropë, gjë që nuk u arrit edhe pse matematikisht janë ende në garë, mirëpo para disa ditëve iu mohua licenca nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Ditën e martë, mediat lokale raportuan se Ibrakoviq është larguar nga Prishtina dhe kjo është plotësisht e vërtetë me drejtorin e klubit, Artan Osmani që për Gazetën Nacionale deklaroi se ky i fundit “ka ikur për arsye personale dhe në dy javët e ardhshme do vendoset përfundimisht”.
“Po, Ibrakoviq ka ikur për disa arsye personale. Brenda dy javëve të ardhshme do vendoset përfundimisht lidhur me të”, tha shkurtimisht ai.
Kështu, Prishtina mbetet pa trajner për dy xhirot e mbetura, ku në vikend i pret sfida e vështirë në shtëpi ndaj Dritës.
Në rast që tekniku boshnjak nuk rikthehet para ditës së diele, atëherë personi që do drejtojë Prishtinën do jetë asistenti Debatik Curri.
“Në rast që Ibrakoviq nuk rikthehet deri në vikend, Debatik Curri do drejtojë klubin kundër Dritës”, shtoi Osmani.