Ballkani është shpallur kampion edicionin e kaluar në elitën e futbollit kosovar, duke pasur një seri pozitive që nga ardhja e trajnerit Ilir Daja.
Por me kalimin e kohës, raportet në mes të mesfushorit të Ballkanit, dhe të trajnerit Daja nuk ishin nga më të mirat, shkruan Gazeta OLLE.
Mesfushori kyç i Ballkanit në vitet e fundit, Kushtrim Gashi më në fund flet për raportin e tij me trajnerin daja.
“Nuk lejoi që Ilir Daja të luaj me djersën time, tre vite jam angazhuar me Ballkanin për atë ndeshje, një ditë para lojës ai më thotë se nuk kam vend, tash trajneri me ata menaxherat e vet, ne të përfitojë nga shitja e lojtarëve” tha Gashi për Kanal 10.
Në ndeshjen historike të Ballkanit, Gashi nuk u grumbullua me skuadrën, madje pas përfundimit të ndeshjes trajneri Daja nuk u largua pa sqaruar situatën me mesfushorin.
Gashi ka dhe një vit kontratë me Ballkanin, ndërsa shumë skuadra mbesin të interesuara për shërbimet e tij, me Prishtinën e cila është duke e përcjellur situatën me shumë vëmendje.