Mesfushori i Ballkanit, Kushtrim Gashi i cili ishte lënduar para katër javësh ka thënë për Gazeta Metron se beson që do të rikthehet gjatë javës tjetër në ndeshjen kundër Dritës, transmeton Gazeta Metro.
Një ndër lojtarët kryesor të Ballkanit këtë sezon, Kushtrim Gashi pritet që të rikthehet nga lëndimi javën e ardhshme në duelin kundër Dritës.
I pyetur se kur pritet që të rikthehet nga lëndimi që e la atë jashtë fushave për katër javë, ai tha: ”Besoj që javën tjetër.”
Gashi këtë edicion ka luajtur në 22 ndeshje për suharekasit në Superligën e Kosovës, ndërsa ka arritur të realizoj edhe një gol dhe prania e tij në fushë sjell edhe më shumë siguri në mesfushën e skuadrës së Ilir Dajës.
Kujtojmë se nesër Ballkani do të jetë mysafir i Ulpianës e cila është në vendin e parafundit dhe synon të shkaktoj befasi duke mposhtur liderin e elitës së futbollit kosovar, ky takim do të luhet me fillim nga ora 14:00.