AKTUALE

    Ceferin: Ky është lojtari më i nënvlerësuar në botë!

    May 7, 2022

    Foto/ Pamje nga arrestimi i tifozëve të Partizanit të Tiranës

    May 7, 2022

    Torino 0-1 Napoli/ Vojvoda dhe Berisha më të mirët te vendasit, Rrahmani kompleton ndeshjen – këto janë notat e lojtarëve shqiptar

    May 7, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Bota»Kreshnik Uka: Do angazhohemi maksimalisht që t’i marrim pikët e plota ndaj Malishevës
    Bota

    Kreshnik Uka: Do angazhohemi maksimalisht që t’i marrim pikët e plota ndaj Malishevës

    By V.IMay 7, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u luajtur në Superligën e Kosovës në futboll.

    Tashmë veçse kampioni i Kosovës është shpallur edhe matematikisht. Sezonin 2021/22 e ka fituar skuadra nga Suhareka, Ballkani.

    Ekipet që deri më tani i kanë siguruar garat evropiane janë, Ballkani, Gjilani dhe Drita. Kurse, Llapit i duhet vetëm edhe një pikë.

    Feronikeli dhe Ulpiana edhe zyrtarisht sezonin tjetër garat do t’i zhvillojnë në Ligën e Parë, kurse lufta më e madhe po zhvillohet për t’i ikur vendit të tetë që çon në barazh.

    Drenica, Malisheva, Dukagjini dhe Prishtina janë ekipet që deri në fund do luftojnë për t’i ikur kësaj pozite.

    Në kuadër të xhiros së 34-të, Malisheva do t’i bëj konak Drenicës në ndeshjen e cila pritet të vendosë shumë gjëra.

    Sulmuesi më i rrezikshëm i Drenicës, Kreshnik Uka, ka folur për Gazetën Enigma duke thënë se në ndeshjen e radhës ndaj Malishevës do udhëtojnë vetëm për fitore.

    “Javën e kaluar patëm një kundërshtar shumë të vështirë, një fitore shumë e rëndësishme ndaj Llapi dhe besoj se pas asaj fitore do shkojmë në Malishevë të motivuar për rezultat pozitiv”, ka thënë Uka.

    Sulmuesi drenicas ka treguar se atmosfera në ekip para kësaj ndeshje është shumë e mirë.

    “Kemi një atmosferë fantastike dhe këtë do ta dëshmojmë deri në përfundim të ndeshjes së nesërme”, shtoi më tutje Uka.

    27-vjeçari për fund ju ka premtuar tifozëve angazhim maksimal.

    “Askush nuk e di rezultatin e saktë, kështu që ekipi ju premton angazhim maksimal nga secili prej nesh dhe shpresojmë që me ndihmën e Zotit të kthehemi me pikë të plota në Skenderaj”, përfundoi Kreshnik Uka.

    Drenica pas 33 ndeshjeve të zhvilluara zë vendin e tetë, vend ky i cili e dërgon klubin “kuqezi” në barazh.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Ceferin: Ky është lojtari më i nënvlerësuar në botë!

    May 7, 2022

    Lille i Edon Zhegrovës po shfaq formë të dobët

    May 7, 2022

    I shënon Manchester Unitedit, futbollisti i Brighton feston me lot në sy

    May 7, 2022

    Interi merr vendim për portierin Radu

    May 7, 2022
    AKTUALE

    Ilir Mustafa ia bën me dije Drenicës: Do luajmë për pikët e plota

    May 7, 2022

    Edhe 89-shi ngriti trofeun e Ligës së Parë, nga sezoni i ardhshëm në Superligë

    May 7, 2022

    Tri herë kampioni i Kosovës, bie edhe nga Liga e Parë

    May 7, 2022

    Liga e Parë e Kosovës/ Ferizaj feston titullin kampion

    May 7, 2022
    TË TJERA

    Ceferin: Ky është lojtari më i nënvlerësuar në botë!

    May 7, 2022

    Foto/ Pamje nga arrestimi i tifozëve të Partizanit të Tiranës

    May 7, 2022

    Torino 0-1 Napoli/ Vojvoda dhe Berisha më të mirët te vendasit, Rrahmani kompleton ndeshjen – këto janë notat e lojtarëve shqiptar

    May 7, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.