AKTUALE

    Zyrtare: Gjilani prezanton super anësorin kosovar

    June 24, 2022

    Dy skuadrat e Superligës sfidojnë njëra-tjetrën sot në Ohër

    June 24, 2022

    Pritet rikthim i fuqishëm i futbollit në qytetin e Pejës

    June 24, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Futbolli vendor»Krerët e FFK-së vizitojnë vendin ku po pretendojnë ndërtimin e Shkollës së Futbollit më të madhe në regjion
    Futbolli vendor

    Krerët e FFK-së vizitojnë vendin ku po pretendojnë ndërtimin e Shkollës së Futbollit më të madhe në regjion

    By R.JJune 20, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Gjatë ditës së sotme, kryetari i FFK-së, Agim Ademi me bashkëpunëtorët e tij vizituan fshatin Banullë, përkatësisht vendin ku FFK pretendon ta ndërtojë Shkollën e Futbollit.

    Ademi ka ftuar Asamblenë Komunale të Lipjanit që ta votojnë projektin e FFK-së, që shkolla pothuajse e rrënuar të rikthehet në një objekt modern dhe në shkollën më të madhe në regjion.

    Sipas Ademit, kjo shkollë do të bëhej një qendër shumë e rëndësishme për këtë komunë dhe mjaft atraktive për të rinjtë.

    Njoftimi i plotë nga Agim Ademi:

    Sot së bashku me bashkëpunëtorët e mi në KE të FFK-së, Agim Dibranin dhe Agim Nurën vizituam fshatin Banullë, përkatësisht vendin ku FFK pretendon ta ndërtojë Shkollën e Futbollit.

    Para fillimit të procedurave ftojmë Asamblenë Komunale të Lipjanit që ta votojnë projektin tonë dhe t’ia japin FFK-së në shfrytëzim për 99 vite këtë shkollë pothuajse të rrënuar, në mënyrë që ta rikthejmë në një objekt modern dhe ta bëjmë shkollën më të madhe në regjion.

    Projekti ynë parasheh vend për 500 nxënës për ta zhvilluar mësimin në këtë shkollë dhe për t’u akomoduar në konvikt. Kjo shkollë do të bëhej një qendër shumë e rëndësishme për këtë komunë dhe mjaft atraktive për të rinjtë.

    Po ashtu, nga ky projekt do të përfitonin edhe banorët e këtij rrethi, ngase do të punësoheshin deri 80 punëtorë të profileve të ndryshme, pa llogaritur këtu stafin arsimor dhe atë menaxhues.

    Kam besim se ky projekt do të marrë ‘dritën e gjelbër’ të Asamblesë komunale të Lipjanit dhe kësisoj do t’i jepet mundësi FFK-së që ta realizojë edhe kërkesën e vetë banorëve të Banullës, që e kanë bërë publike edhe në media, që këtë vend nga një gërmadhë ta shndërrojmë në qendër të dijes dhe të futbollit.

    FFK edhe për këtë projekt investimin do ta bëjë nga programi ‘UEFA HatTrick’ dhe nga projektet strategjike për futbollin të FIFA-s.

    Po ashtu, sot qëndruam për vizitë në KF ‘Ulpiana’, ku patëm kënaqësi të shohim stërvitjen e grupmoshave të reja të këtij klubi, e ku gjendja e fushës dhe e stadiumit në përgjithësi ishte e mirë.

    Bashkëbiseduam me njeriun që e barti barrën kryesore të këtij klubi në edicionin e kaluar, drejtorin Enver Duriqi, si dhe trajnerët dhe zyrtarët e tjerë të klubit. I inkurajova ta vazhdojnë punën me përkushtim, teksa i shpreha falënderime investitorëve të këtij klubi, veçmas pronarit të ‘Dino Company’, Abedin Salihu, i cili nuk ka kursyer që këtë klub ta ngrisë në nivel të lartë organizativ.

    E ditën e punës, sot e përmbyllëm me vizitën që i bëmë sërish stadiumit në Kishnicë, për të cilin FFK ka paraqitur kërkesë për t’iu dhënë në menaxhim dhe për ta ndërtuar aty Kampin Multietnik.
    #BashkëPërFutbollin





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Dy skuadrat e Superligës sfidojnë njëra-tjetrën sot në Ohër

    June 24, 2022

    Ademi i bindur se stadiumi “Zahir Pajaziti” do të licencohet nga UEFA

    June 24, 2022

    Malisheva vazhdon edhe për një vit me një nga lojtarët kryesor

    June 23, 2022

    Milaim Rama e heq merakun e jetës, e bija e tij, Alketa i bashkohet Kosovës

    June 23, 2022
    AKTUALE

    Zyrtare: Gjilani prezanton super anësorin kosovar

    June 24, 2022

    Dy skuadrat e Superligës sfidojnë njëra-tjetrën sot në Ohër

    June 24, 2022

    Pritet rikthim i fuqishëm i futbollit në qytetin e Pejës

    June 24, 2022

    Ademi i bindur se stadiumi “Zahir Pajaziti” do të licencohet nga UEFA

    June 24, 2022
    TË TJERA

    Shqiptari që dyshohet për vjedhje në vilën e Benzemas pritet të ekstradohet në Spanjë

    June 24, 2022

    Nga Audi, Reali bëhet BMW

    June 24, 2022

    Sadio Mane “trazon” Bayern-in, sulmuesi mendon largimin

    June 24, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.