Sulmuesja me prejardhje shqiptare, Kosovare Asllani ka shpalosur numrin me të cilin do të paraqitet te klubi i ri, Milan.
Përfaqësuesja e Suedisë, do të jetë 9-shja e Rossoneri në ekipin e femrave, përcjell KlanKosova.tv.
“Dhe numri të cilin do ta bartë është… Shihemi së shpejti Milan”, shkruan ajo sipër fotografisë.
Asllani ka nënshkruar me Milan. Ajo aty erdhi pas një përvoje të jashtëzakonshme me Real Madrid.