Kosova luan sot ndeshjen e rradhës të Ligës së Kombeve.“Dardanët” ndeshjen e tretë të UEFA Nations League të Ligës C do ta luajnë përballë, Irlandës së Veriut në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Futbollistët e udhëhequr nga trajneri francez, Alain Giresse po konsiderohen favorit përballë atyre të Irlandës së Veriut.Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat për këtë përballje.
Fitorja e Kosovës është llogaritur me kuotën 2.15, barazimi 3.10, kurse për triumfin e irlandezoveriorëve kuota është 3.60.