Kombëtarja e Kosovës pas fitores së arritur të enjten si mysafire kundër Qipros, ka vazhduar me përgatitjet për ndeshjen e radhës, që e zhvillon kundër Greqisë në Prishtinë.
“Dardanët” e kryen sot pasdite stërvitjen e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe të fundit para përballjes me Greqinë, shkruan Gazeta Express.
Nisma e mbarë e këtij cikli kualifikues ka bërë që atmosfera në radhët e Dardanëve të jetë shumë e mirë dhe të gjithë e presin me optimizëm duelin e radhës, ndonëse janë të vetëdijshëm se kundër Greqisë duhet të kenë një paraqitje dukshëm më të mirë për të arritur fitore.
Kosova të dielën e zhvillon ndeshjen ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” momentalisht i prijnë grupit të dytë në Ligën C me tri pikë, aq sa ka edhe Greqia në vendin e dytë.