FIFA ka caktuar datën e ndeshjes gjysmëfinale të play-offit të Kupës së Botës mes Ukrainës dhe Skocisë.
Përkundër luftës, Ukraina do të zbresë në fushë më 1 qershor për t’u përballur me Skocinë, shkruan Gazeta Express.
Katër ditë më vonë, më 5 qershor, fituesi i këtij takimi do të përballet me Uellsin për një pozitë në Botëror.
Tashmë ka mbetur i lirë vetëm një vend nga Evropa për në Kupën e Botës. /Gazeta Express/