AKTUALE

    Ademi i bindur se stadiumi “Zahir Pajaziti” do të licencohet nga UEFA

    June 24, 2022

    Lajmi bombë: AS, Cristiano Ronaldo drejt Bayernit të Mynihut

    June 24, 2022

    Malisheva vazhdon edhe për një vit me një nga lojtarët kryesor

    June 23, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Bota»Klubi i njohur evropian në ofanzivë për Muriqin
    Bota

    Klubi i njohur evropian në ofanzivë për Muriqin

    By V.IJune 6, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Vedat Muriqi nuk e di ende se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.

    Sulmuesi kosovar shkëlqeu në La Liga për gjysmë sezoni sa luajti në Mallorca duke i realizuar 5 gola dhe duke i bërë 3 asistime.

    Por, klubi spanjoll nuk ka vendosur ende nëse do ta blejë apo jo kartonin e prizrenasit, i cili u huazua për 6 muaj në ishull.

    E derisa situata me Mallorcan mbetet pezull, në ofanzivë për 28 vjeçarin janë vërsulur klubet tjera.

    Sipas mediave turke, Galatasaray e ka rikthyer interesimin për gjigantin e sulmit.

    Portali “Fotomac” shkruan se ish-futbollisti i Giresunspor, Gençlerbigligi, Rizespor dhe Fenerbahçe, dëshiron ta kuptojë sa më shpejtë të ardhmen e tij, respektivisht menjëherë pas angazhimeve që i ka me Kombëtaren e Kosovës.

    Kartonin e futbollistit kosovar e posedon Lazio, e cila megjithatë nuk e ka ndërmend ta mbajë atë në ekip pasi dështoi në eksperiencën e tij prej një viti e gjysmë në kryeqytetin italian.

    “Biancocelesti” do ta presin Mallorcan edhe pak ditë.

    Dhe, nëse spanjollët nuk bëhen të gjallë, do të mundohen ta shesin lojtarin në Turqi.

    Aty krahëhapur Muriqin e pret ish-klubi i tij, Fenerbahçe, por ai po rivalizohet fuqishëm nga klubi tjetër i Stambollit, klubi i njohur evropian Galatasaray.

    Muriqi i ka zhvilluar 16 ndeshje në La Liga në sezonin që sapo përfundoi dhe i ka realizuar 5 gola dhe i ka bërë 3 asistime, duke e ndihmuar Mallorcan të mbetet në ligën elitare spanjolle.

    Ndërkaq, ai i ka bërë 49 ndeshje për Lazion, ku i kishte realizuar 2 gola dhe i kishte bërë 2 asistime.

    Muriqi vlerësohej më parë 12 milionë euro, ndërsa Lazio është e gatshme ta shesë atë për 10 milionë.

    Klubi italian e kishte blerë kartonin e lojtarit për afro 20 milionë euro në vitin 2020.

    Ai ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025, por largimi i tij prej aty gjatë verës që po vjen është i pashmangshëm.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Lajmi bombë: AS, Cristiano Ronaldo drejt Bayernit të Mynihut

    June 24, 2022

    Zbulohet oferta e parë e Barcelonës për Lewandowskin

    June 23, 2022

    Trajneri i Fernbahçes vendos për fatin e Mërgim Berishës

    June 23, 2022

    Fitoi Evropa Ligën, pensionohet nga futbolli aktiv në moshën 29-vjeçare

    June 23, 2022
    AKTUALE

    Ademi i bindur se stadiumi “Zahir Pajaziti” do të licencohet nga UEFA

    June 24, 2022

    Malisheva vazhdon edhe për një vit me një nga lojtarët kryesor

    June 23, 2022

    Pas zyrtarizimit, Zabërgja jep premtim për Skifterat

    June 23, 2022

    Zyrtare: Gjilani transferon reprezentusin e Kosovës U21

    June 23, 2022
    TË TJERA

    Lajmi bombë: AS, Cristiano Ronaldo drejt Bayernit të Mynihut

    June 24, 2022

    Zbulohet oferta e parë e Barcelonës për Lewandowskin

    June 23, 2022

    Trajneri i Fernbahçes vendos për fatin e Mërgim Berishës

    June 23, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.