AKTUALE

    Dajaku i përgjigjet akuzave të Lushtakut

    June 28, 2022

    Lushtaku flet pas dorëheqjes, ka disa fjalë për Taulant Dajakun

    June 28, 2022

    Befasi: Skënderbeu transferon mbrojtësin që u largua nga Llapi

    June 28, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Futbolli vendor»Kishte refuzuar Juventusin: Lexoni 6 fakte të padëgjuara për Fadil Vokrrin
    Futbolli vendor

    Kishte refuzuar Juventusin: Lexoni 6 fakte të padëgjuara për Fadil Vokrrin

    By G.LJune 9, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Legjenda e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri mbetet futbollisti më i njohur dhe i adhuruar në Kosovë, dhe i vetmi kosovar që e kanë dashur serbët, duke qenë në Ligën e Parë të Jugosllavisë dhe te Partizani i Beogradi, shkruan Gazeta Metro.

    Fadil Vokrri ishte nga Podujeva. Me futboll nisi të merret si 15-vjeçar, kurse në moshën 17-vjeçare debutoi me KF Llapin në Podujevë. Fadil Vokrri ka qenë ai që kosovarëve u ka realizuar ëndrrën për të hyrë në shtëpinë e madhe të futbollit botëror, në UEFA dhe FIFA.

    Për t’ju nohur më mirë me jetën e tij Metro ka zgjedhur disa fakte për të që ndoshta s’i keni ditur:

    1. Ekipi i madh italian Juventus e ka ftuar Fadil Vokrrin në vitin 1987 për të nënshkruar një kontrat disa vjeçare, por në atë kohë Fadil Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Sipas ligjit jugosllav, sportistët jugosllavë nuk mund të luanin jashtë Jugosllavisë në qoftë se ata nuk kishin kryer shërbimin e detyruar ushtarak përpara moshës 27 vjeç.

    2. Serbët i kanë ofruar poste politike atij në Beograd, por Vokrri nuk ka pranuar asnjëherë të përzihet në politikë.

    3. Vokrri përveç shqipes fliste edhe frëngisht, turqish, serbisht, dhe kroatisht.

    4. Ai ka refuzar njëherë Dinamon e Zagrebit për të luajtur, duke zgjedhur Partizanin, dhe kishte një arsye për këtë:

    “Pikërisht “Partizani”, ka qënë ekipi i parë që ka shprehur interesim për mua. Arsyeja për të kaluar në rradhët e “Partizanit”, së pari ka vendosur afërsia kilometrazhe Prishtinë-Beograd, pastaj siç dihet atëbotë të ish-Jugosllavisë, “Partizani”, ka pasur shumë simpatizues në Kosovë, sepse ky ekip gjithnjë kishte ndonjë shqiptar të aktivizuar në klub.

    5. Fadil Vokrri ka luajtur 12 ndeshje me ekipin përfaqësues të Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë dhe ka shënuar 5 gola.

    6. Vokri ka vdekur teksa ishte në një qendër fitnesi ku pësoi një infarkt në zemër, ku pavarësisht ndihmës së shpejtë dhe transportit në spital, nuk ia doli të mbijetojë. Ai la pas bashkëshorten Editën dhe tre fëmijët, djemtë Gramozin e Albertin dhe vajzën Albanën.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Mërgim Pefqeli përsëri te Prishtina, këto janë detajet e kontratës

    June 28, 2022

    Ndeshja historike e Ballkanit në Ligën e Kampionëve, “Xhebrailat” premtojnë diçka unike

    June 28, 2022

    Megjithat, Mankenda debuton me gol te Liepaja

    June 27, 2022

    Rapa u largua nga SC Gjilani, mbrojtësi i bashkohet klubit të madh shqiptar

    June 27, 2022
    AKTUALE

    Dajaku i përgjigjet akuzave të Lushtakut

    June 28, 2022

    Lushtaku flet pas dorëheqjes, ka disa fjalë për Taulant Dajakun

    June 28, 2022

    Zyrtare: Ferizaj prezanton ardhjen e fundit

    June 28, 2022

    Llapi “peshkon” në Brazil, merr mesfushorin e klubit nga Katari

    June 28, 2022
    TË TJERA

    Befasi: Skënderbeu transferon mbrojtësin që u largua nga Llapi

    June 28, 2022

    Mbahet dasma e parë në “Camp Nou” – shiu i largoi mysafirët

    June 28, 2022

    Futbollisti shqiptar bie nga liga në Arabinë Saudite

    June 28, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.