Skuadra e Dritës fazën përgatitore para ndeshjeve të Conference League kundër Inter Turku është duke e kryer në Ohër, ku ka njoftuar më herët edhe për tre ndeshjet kontrolluese që do t’i zhvilloj ditët në vijim, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Facebook klubi i Dritës ka treguar se ndeshjen e saj të parë kontrolluese do ta zhvilloj ditën e sotme kundër Makedonija GP, me fillim nga ora 18:00.
Ndërsa, dy ndeshjet tjera do t’i luaj ndaj Ballkanit më 26 qershor dhe ndaj Strugës më 29 qershor.
Kujtojmë që për ‘Intelektualët’ përballja e sotme kundër Makedonija GP do të jetë edhe ndeshja e tyre e parë kontrolluese që nga përfundimi i sezonit.