AKTUALE

    Këto janë super përballjet që zhvillohen sot në Superligë

    May 8, 2022

    Otto John dërgohet në Gjilan për 30 ditë paraburgim

    May 7, 2022

    Supertalenti kosovar lë Kosovën, rrugëtimin e vazhon tek Bayern Leverkusen

    May 7, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Superliga»Ilir Mustafa ia bën me dije Drenicës: Do luajmë për pikët e plota
    Superliga

    Ilir Mustafa ia bën me dije Drenicës: Do luajmë për pikët e plota

    By V.IMay 7, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u luajtur në Superligën e Kosovës në futboll.

    Tashmë veçse kampioni i Kosovës është shpallur edhe matematikisht. Sezonin 2021/22 e ka fituar skuadra nga Suhareka, Ballkani, raporton Gazeta Enigma.

    Ekipet që deri më tani i kanë siguruar garat evropiane janë, Ballkani, Gjilani dhe Drita. Kurse, Llapit i duhet vetëm edhe një pikë.

    Feronikeli dhe Ulpiana edhe zyrtarisht sezonin tjetër garat do t’i zhvillojnë në Ligën e Parë, kurse lufta më e madhe po zhvillohet për t’i ikur vendit të tetë që çon në barazh.

    Drenica, Malisheva, Dukagjini dhe Prishtina janë ekipet që deri në fund do luftojnë për t’i ikur kësaj pozite.

    Në kuadër të xhiros së 34-të, Malisheva do t’i bëj konak Drenicës në ndeshjen e cila pritet të vendosë shumë gjëra.

    Gazeta Enigma e ka kontaktuar mesfushorin e Malishevës, Ilir Mustafën, i cili ka folur për ndeshjen e radhës.

    Mustafa ka thënë se në ballafaqimin e nesërm ndaj Drenicës do luajnë vetëm për pikët e plota dhe t’i ikin edhe më shumë zonës së rrezikshme.

    “Fitorja ndaj Ballkanit ka qenë shumë e mirëseardhur për ekipin tonë, kurse sa i përket ndeshjes me Drenicës jemi të vetëdijshëm se kanë ekip shumë cilësore, por ne do t’i qasemi ndeshjes me shumë seriozitet, t’i marrim pikët e plota dhe të jemi larg zonës së barazhit”, ka thënë Mustafa.

    Futbollisti 25-vjeçar ka treguar atmosferën në ekip para duelit të rëndësishëm ndaj Drenicës.

    “Atmosfera në klubin tonë ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë shumë e mirë, sidomos pas fitores se Ballkanit jemi edhe më të motivuar”, shtoi më tutje Mustafa.

    Për fund, mesfushori ju ka premtuar tifozëve të cilët e kanë përkrahur klubin se do të luftojnë deri në frymën e fundit.

    “Tifozët ishin gjithmonë në përkrahje të ekipit si në humbje, barazim dhe fitore. Shpresoj që në këto ndeshje të mbetura mos t’i dëshpërojmë. Presim përkrahje të madhe si në çdo ndeshje. Ndaj Drenicës ju premtojmë angazhim deri në frymën e fundit”, përfundoi Ilur Mustafa.

    Malisheva pas 33 ndeshje të zhvilluara, ka arritur t’i arkëtojë 43 pikë, aq sa ka edhe Drenica e cila zë vendin e tetë, pozitë kjo që dërgon në barazh.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Këto janë super përballjet që zhvillohen sot në Superligë

    May 8, 2022

    Llumnica: Gjilani po gabon që nuk po e emëron trajnerin e ri

    May 7, 2022

    Nuhiu: Dukagjini skuadër me përvojë, synojmë fitore

    May 7, 2022

    Shala paralajmëron Malisheven para duelit derbi

    May 7, 2022
    AKTUALE

    Këto janë super përballjet që zhvillohen sot në Superligë

    May 8, 2022

    Otto John dërgohet në Gjilan për 30 ditë paraburgim

    May 7, 2022

    Supertalenti kosovar lë Kosovën, rrugëtimin e vazhon tek Bayern Leverkusen

    May 7, 2022

    Ilir Mustafa ia bën me dije Drenicës: Do luajmë për pikët e plota

    May 7, 2022
    TË TJERA

    Tjetër gol nga talenti kosovar në Finland

    May 7, 2022

    Ceferin: Ky është lojtari më i nënvlerësuar në botë!

    May 7, 2022

    Foto/ Pamje nga arrestimi i tifozëve të Partizanit të Tiranës

    May 7, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.