Konyaspori ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Yeni Malatyasporit, në kuadër të javës së 34-të, në Superligën e Turqisë.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi padyshim ishte protagonisti i kësaj ndeshje duke kontribuar me dy asistime.
Fillimisht në epërsi kaluan mysafirët me Abdulkerim Bardakci, në minutën e 7-të, teksa e dyfishoi epërsinë Ahmed Hassan Koka, në minutën e 37-të, pas një asistimi nga Bytyqi. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Malatyaspori u mundua të rikthehet në lojë duke e ngushuar epërsinë me Benjamin Tetteh, mirëpo Konyaspori shënoi edhe njëherë me Nejc Skubic, ku protagonist prapë ishte Zymer Bytyqi me një tjetër asistim.
Malatyaspori shënoi edhe njëherë me Nouha Dicke, mirëpo që nuk ishte e mjaftueshme, pasi ndeshja përfundoi 2-3 në favor të Konyasporit.
Konyaspori me këtë fitore mbetet ende në garë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, pas janë në vendin e tretë me 64 pikë, pas 34 ndeshjeve, me vetëm një pikë më pak se Fenerbahçe që është në vendin e parë.
GOL | Yeni Malatyaspor 0-2 Konyaspor
⚽️ 37' Ahmed Hassan
Maç Linki, https://t.co/plTjMfGU0Q#konyaspor#malatyaspor#penalti pic.twitter.com/szuntwcKeU
— selçuksports (@selcuksportts) April 24, 2022