AKTUALE

    Policia bllokon këto rrugë për ndeshjen Llapi – Buduçnosti

    July 14, 2022

    Napoli po kërkon partner për Rrahmanin, një korean, një afrikan e një serb në listë!

    July 14, 2022

    Policia ua ndalon hyrjen në Kosovë “Varvarëve” të Buduçnostit

    July 14, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Bota»“I duhen vetëm 12 sekonda debutim për të shënuar”, Watford krenohet me Rei Manajn
    Bota

    “I duhen vetëm 12 sekonda debutim për të shënuar”, Watford krenohet me Rei Manajn

    By R.JJuly 13, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Rei Manaj finalizoi transferimin e tij në Angli. Sezonin e ardhshëm sulmuesi shqiptar do të mbajë veshur fanellën e Watfordit në Championship. Klubi britanik ka vendosur të njohë tifozët me lojtarin 25-vjeçar me disa fakte dhe statistika mbi karrierën e tij. Watfordi ka shpërndarë në faqen zyrtare disa kuriozitete interesante për Rei Manajn, ku spikat fakti se i kanë mjaftuar vetëm 12 sekonda për të shënuar golin e tij të parë me fanellën e Kombëtares shqiptare.

    “Pas njoftimit të transferimit të Rey Manajt te Watford, po hedhim një vështrim në disa nga statistikat, faktet dhe shifrat që rrethojnë sulmuesin shqiptar dhe karrierën e tij.

    17 vjeç, 6 muaj e 14 ditë – mosha e Manajt kur bëri debutimin profesional për skuadrën e atëhershme të Serisë C, Cremonese. Ai do të bënte mbi 25 paraqitje për skuadrën italiane dhe do të shënonte golin e tij të parë profesional një muaj më vonë kundër Alessandria Calcio.

    51 – gola të shënuar në karrierë. Sulmuesi është shumë i përfshirë në lojën sulmuese, duke shënuar rregullisht një gol ose një asistim.

    18 – gola nga penalltia. Manaj është i aftë në konvertimin nga pika, me 35 për qind të golave të tij që vijnë nga 11 metra.

    Minuta 85 – Manaj debutoi në Serinë A për Interin kundër Atalantës. Shqiptari iu bashkua zikaltërve në verën e vitit 2015 dhe u përfshi në stërvitjet e ekipit të parë nën kujdesin e Roberto Mancinit. Ai do të fillonte ndeshjen e tij të parë në Coppa Italia kundër Cagliarit.

    4 – lëvizjet në huazim. Pasi ka luajtur në Pescara, Pisa, Granada dhe Spezia në formë huazimi, Manaj ka luajtur në një sërë stilesh futbolli në Itali dhe Spanjë.

    10,897 – minuta të luajtura në karrierën e tij. Në vetëm 25-vjeç, Manaj ka gëzuar një karrierë prej tetë vitesh. Ai do të jetë i sigurt se do të përdorë të gjithë përvojën e tij në avantazhin e tij në Vicarage Road.

    40 – paraqitje për Albacete. Numri më i madh që ka fituar Manaj në një klub të vetëm, futbollisti dinamik kaloi një sezon e gjysmë në klubin spanjoll përpara se të largohej në janar të 2020-ës.

    15 – Menaxherët dhe trajnerët. Manaj ka mësuar nga disa prej trajnerëve më të mirë duke përfshirë Mancini, Thiago Motta, Gennaro Gattuso dhe Marco Giampaolo.

    12 – sekonda ishte gjithçka që iu desh për të shënuar golin e tij të parë ndërkombëtar. Manaj shënoi golin e parë për Kombëtaren shqiptare kundër Kosovës, duke thyer rekordin e golashënuesit më të ri dhe golin më të shpejtë të shënuar nga një zëvendësues për Shqipërinë.

    30 – ndeshje për Kombëtaren e Shqipërisë. Pas paraqitjeve të rregullta për të rinjtë, Manaj është vendosur si një nga lojtarët kyç për vendin e tij në kompeticionet si kualifikueset e Kupës së Botës, kualifikueset për Kampionatin Europian dhe Ligën e Kombeve”, janë faktet e përzgjedhura nga Watfordi për Rei Manajn./Halit Delibashi-Sport Ekspres/





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Napoli po kërkon partner për Rrahmanin, një korean, një afrikan e një serb në listë!

    July 14, 2022

    Revolucion i madh nga Seria A! Arbitrat do të flasin në media për vendimet, do të publikohet edhe audio e tyre me dhomën e VAR

    July 13, 2022

    Ozil i hakmerret keq Fenerbahces, nënshkruan me rivalin lokal

    July 13, 2022

    Gjilani po zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Liepajen

    July 13, 2022
    AKTUALE

    Policia bllokon këto rrugë për ndeshjen Llapi – Buduçnosti

    July 14, 2022

    Policia ua ndalon hyrjen në Kosovë “Varvarëve” të Buduçnostit

    July 14, 2022

    Gjilani kërkon “vizen” për kalim tutje në Evropë

    July 14, 2022

    Mungon vetëm zyrtarizimi, Bersant Celina bëhet me skuadër të re

    July 13, 2022
    TË TJERA

    Napoli po kërkon partner për Rrahmanin, një korean, një afrikan e një serb në listë!

    July 14, 2022

    Serbët e quajnë skandaloz vendimin e Policisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes së tifozëve të Buduçnostit

    July 14, 2022

    Tirana rrezikon dënimin nga UEFA, ja arsyet

    July 13, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.