AKTUALE

    Vedat Muriqi e mirëpret transferimin te Galatasaray

    June 25, 2022

    Zyrtare: Llapi transferon një sulmues malazez

    June 25, 2022

    Dalin pamjet/ Ky këngtar këndoi në dasmën e Arbër Zenelit

    June 25, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Shqipëria»Hysaj: Jemi gati, kemi mundësinë e artë për vendin e parë në grup
    Shqipëria

    Hysaj: Jemi gati, kemi mundësinë e artë për vendin e parë në grup

    By FFKJune 3, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Kombëtarja shqiptare po bëhet gati për dy sfidat e Nations League, ndaj Islandës që do të zhvillohet më 6 qershor në transfertë dhe më pas ndaj Izraelit më 10 qershor në shtëpi.

    Në prag të kësaj sfide, për disa ditë kanë dalë në konferenca për media disa prej lojtarëve të Kombëtares shqiptare, teksa ditën e sotme ka qenë radha e Elseid Hysajt.

    Gati për këto ndeshje? – Ne e kemi për detyrë të jemi gjithmonë gati kur na thërrasin në Kombëtare. Kam ardhur me shumë qejf. Me të vërtetë jemi në fund të sezonit, por kemi një mundësi shumë të mirë për të ecur përpara me Kombëtaren dhe duhet të tregojmë që po vazhdojmë të përmirësohemi ccdo ditë dhe më shumë. Unë jam 100% gati, ashtu sikurse edhe çunat.

    A – Po, u bënë disa kohë që nuk luajmë kundër, por siç kemi bërë në ndeshjen e fundit ndaj Islandës, kemi treguar që dimë të luajmë më mirë, dimë të jemi më të rrezikshëm. Dje pamë ndeshjen Izrael – Islandë dhe pamë një skuadër që po rrinte mbrapa dhe po luante në kundërsulm. Tani po përgatitemi për këtë ndeshje. Edhe në ndeshjen ndaj Spanjës që luajtëm ishim mirë, duke treguar që niveli ynë është duke u rritur ccdo ditë e më shumë dhe besoj se të gjithë jemi gati për këtë ndeshje.

    Vendi i parë në grup? – Jemi tre skuadra të forta, në një nivel të afërt. E shikojmë si një mundësi vërtetë sepse të gjithë e dimë që Rusia është një ekip me nivel të fortë dhe tani që mungon kemi më shumë mundësi për t’u renditur të parët dhe për të shkuar në play-off. E dimë që kemi një mundësi të artë që nuk duhet ta shpërdorojmë dhe ta shfrytëzojmë në mënyrat më të mira. E shohim si një dritare më shumë për të shkuar në play-off.

    Gati për Islandën? – Siç e thashë edhe më parë, të gjithë lojtarët që kanë ardhur këtu, kanë ardhur me qejf dhe me 100% fizik, për të ecur përpara me Kombëtaren. Besoj që jemi të gjithë gati për këtë ndeshje. Ne duhet të ikim aty dhe të shohim si do të shkojë ndeshja. Ne po analizojmë ndeshjet, do të kërkojmë të bëjmë më të mirën për të marrë rezultat në Islandë.

    Gol tjetër ndaj Islandës? – Pak gola kam bërë. Shpresoj të jetë kjo ndeshje që të kem një mundësi tjetër, por nuk i dihet. Kemi parë Islandën dhe jemi përqëndruar te loja e tyre.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Histori e pazakontë: Skuadra shqiptare ia dha borxh 20 mijë euro lojtarit

    June 25, 2022

    Shqiptari që dyshohet për vjedhje në vilën e Benzemas pritet të ekstradohet në Spanjë

    June 24, 2022

    Kjo është renditja e Shqipërisë në ranglistën e re të FIFA-s

    June 23, 2022

    Bogdani zbulon “Brojën” e ri të Kombëtares: Vetëm mos e ngarkoni me presion

    June 21, 2022
    AKTUALE

    Zyrtare: Llapi transferon një sulmues malazez

    June 25, 2022

    Nuk bën punë birra, Magani nuk vjen tek Prishtina e Munishit

    June 25, 2022

    ZYRTARE: Skuadra kosovare emëron trajner të ri (FOTO)

    June 25, 2022

    Islami “harron” shpejt Dritën, ndihet i nderuar që e transferoj Gjilani

    June 25, 2022
    TË TJERA

    Vedat Muriqi e mirëpret transferimin te Galatasaray

    June 25, 2022

    Dalin pamjet/ Ky këngtar këndoi në dasmën e Arbër Zenelit

    June 25, 2022

    Valon Berisha zbulon ëndrrat e tij dhe planet pas pensionimit

    June 25, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.