AKTUALE

    Mediat suedeze e zbulojnë: Ja skuadra e re e Selmanit

    July 11, 2022

    Zyrtare: Ish mbrojtësi i Prishtinës transferohet në Shqipëri

    July 11, 2022

    Muriqi mëngjesi e gjen në Romë, bën vizitat mjekësore tek Lazio

    July 11, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Bota»Histori e pazakontë: Skuadra shqiptare ia dha borxh 20 mijë euro lojtarit
    Bota

    Histori e pazakontë: Skuadra shqiptare ia dha borxh 20 mijë euro lojtarit

    By FFKJune 25, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Kukësi fiton gjyqin në FIFA me sulmuesin brazilian, Matheus Leira, i cili luajti 23 ndeshje dhe shënoi 2 gola në Superiore gjatë sezonit 2020-2021.

    “Panorama Sport” zbulon historinë e pazakontë mes palëve, ku për shkak të një problemi familjar, lojtari u largua nga Kukësi më 19 mars 2021, por me një kusht që ishte parashikuar në zgjidhjen e parakohshme të kontratës, e cila i skadonte më 17 shtator 2022.

    “Lojtari i kërkoi klubit të largohej menjëherë nga Shqipëria, sepse nëna e tij ishte e diagnostikuar me kancer. Leira kërkoi borxh shumën prej 20 mijë eurosh, në mënyrë që ta përdorë për rastin e shëndetit të nënës. Kukësi i dha lojtarit 20 mijë euro kesh më 19.03.2021, ndërsa vendosi si kusht këto pika: 1. Nëse Leira nuk mund të kthehej më në Shqipëri, sepse duhet të jetë pranë nënës së tij, të vazhdojë të aktivizohet në klubet braziliane të futbollit. Klubi deklaron se nuk do ta kërkojë më këtë vlerë dhe lojtari është i lirë të luajë në Brazil. 2. Nëse lojtari nuk kthehet në klubin e Kukësit dhe aktivizohet me ndonjë ekip tjetër të huaj (përveç skuadrave braziliane), ai është i lirë të luajë me klubin e ri, por duhet të paguajë borxhin ndaj Kukësit në vlerën 20 mijë euro brenda 30 ditëve nga data e aktivizimit të tij me ekipin përkatës. Për çdo ditë vonesë lojtari deklaron se do të paguajë një gjobë prej 0.5%”, citohet ndër të tjera në vendimin e FIFA-s për marrëveshjen që kishte bërë Kukësi dhe Mateus Leira në momentin kur ky i fundit u largua nga ekipi.

    Por çfarë ndodhi më pas? Më 21 qershor 2021, në sistemin ndërkombëtar të transferimeve rezulton se Leira kishte lidhur një kontratë pune me klubin japonez, Kataller Toyama. Në këto kushte, Kukësi njoftoi menjëherë lojtarin 27-vjeçar që t’i kthente borxhin, por kjo nuk ndodhi pas 30 ditëve nga momenti që braziliani kishte firmosur në Japoni.

    Klubi verilindor e dërgoi çështjen në FIFA dhe Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve mori këtë vendim më datë 16 shkurt 2022: “Padia Futboll Klub Kukësi është e pranueshme. Pala përgjegjëse, Matheus Leiria, duhet t’i paguajë paditësit shumën 20 mijë euro plus 18% interes. Nëse pagesa e plotë nuk është bërë brenda 45 ditëve, lojtari nuk do të aktivizohet deri në momentin kur të paguhet shuma. Dënimi maksimal për të paditurin do të jetë deri në gjashtë muaj”.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Zyrtare: Ish mbrojtësi i Prishtinës transferohet në Shqipëri

    July 11, 2022

    Bëhet virale në botë: Sulmuesi nuk shënon nga kjo pozitë, topi gati sa nuk e kishte kaluar vijën…

    July 11, 2022

    Ja cili televizion shqiptar do ta transmetojë ndeshjen Zalgiris-Ballkani

    July 10, 2022

    Vetëm 11 trajnerë në historinë e futbollit nuk kanë humbur kurrë ndaj Guardiolës

    July 10, 2022
    AKTUALE

    Sulmuesi i Dritës “sinjal” Inter Turkut

    July 11, 2022

    Ballkanin sabahi e qel në aeroport, niset për të shkruar histori

    July 11, 2022

    Kushtrim Gashi “shpërthen” live ndaj Ilir Dajës

    July 11, 2022

    Prishtina zhvendoset jashtë Kosovës, ja vendi që ka zgjedh

    July 10, 2022
    TË TJERA

    Zyrtare: Ish mbrojtësi i Prishtinës transferohet në Shqipëri

    July 11, 2022

    Muriqi mëngjesi e gjen në Romë, bën vizitat mjekësore tek Lazio

    July 11, 2022

    Bëhet virale në botë: Sulmuesi nuk shënon nga kjo pozitë, topi gati sa nuk e kishte kaluar vijën…

    July 11, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.