AKTUALE

    Nisin shitjet për biletat e finales së UEFA Conference League, Roma – Feyenoord

    May 10, 2022

    LAJMI I FUNDIT: Drita “rrëmben” yllin e Prishtinës

    May 10, 2022

    Superligë: Ky portier është shpallur “Ylli i Javës”

    May 10, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Rajoni»Heroi i Shkupit tregon tensionet e mëdha gjatë ndeshjes në derbin shqiptar ndaj Shkëndijës
    Rajoni

    Heroi i Shkupit tregon tensionet e mëdha gjatë ndeshjes në derbin shqiptar ndaj Shkëndijës

    By V.IMay 9, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Dje është zhvilluar derbi i madh i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mes Shkëndijës së Tetovës dhe Shkupit.

    Ky ballafaqim është mbyllur me barazim pa gola, edhe pse vendasit kanë mundur t’i marrin pikët e plota, në rast se në minutat e fundit Lupçe Doriev do shënonte nga pika e bardhë”.

    Megjithatë kjo nuk ishte e tëra nga kjo ndeshje e cila dhuroi edhe skena të turpshme, ku në disa raste u deshtë të ndërprehej loja për shkak konfrontimit të futbollistëve mes vete dhe gjësendeve të hedhura nga tribuna qendrore, gjithashtu u godit edhe arbitri anësor.

    Heroi i Shkupit në këtë ndeshje ka qenë portieri Artan Iljazi i cili në castet e fundit priti penalltinë.

    Portierin nga Kumanova ka folur për incidentin dhe emocionet pasi që priti penalltinë.

    Iljazi më parë ka qenë edhe pjesë e Shkëndijës së Tetovës, por që tifozët vendas nuk e kursyen nga sharjet.

    “Po kam qenë pjesë e Shkëndijës para dy viteve dhe atje kam kaluar një eksperiencë mjaftë të mirë, në ndeshjen ndaj Shkëndijës kam qenë pak i ofenduar dhe i sulmuar por kështu e ka sporti”, tha Iljazi për Engima.

    ‘Gardiani’ i Shkupit padyshim se ishte heroi i kësaj ndeshje pasi që në fund të ndeshjes priti edhe një penallti.

    “Po kam qenë shumë i koncentruar dhe kishe shumë besim në vetvete se do ta prisja penalltinë. Normal, e kishim analizuar gjithë ekipin e Shkëndisë dhe doli me sukses. Emocionet janë të papërshkrueshme sepse ishte një lojë derbi”, shtoi më tutje portieri nga Kumanova.

    Për fund portieri 23-vjeçar ka edhe një premtim për tifozët e flaktë të Shkupit, “Shvercerat”.

    “I falënderoj pa masë “Shvercerat” të cilët në çdo ndeshje kanë qenë tifozi jonë i 12-të. Në fund edhe ne ua shpërblyem me titullin kampion”, përfundoi Artan Iljazi.

    Kujtojmë që KF Shkupi është shpallur kampion në Maqedoninë e Veriut katër javë para mbylljes së kampionatit.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Nisin shitjet për biletat e finales së UEFA Conference League, Roma – Feyenoord

    May 10, 2022

    Reagimi I FC Shkupit pas ndodhive të djeshme në Tetovë: “Asnjë rivalitet nuk mund të tejkalojë miqësinë dhe vllazërinë”

    May 9, 2022

    Shkëndija pritet të dënohet rëndë nga federata maqedone

    May 9, 2022

    Futbollisti shqiptar tregon si e goditën me shishe dhe i humbi vetëdija

    May 9, 2022
    AKTUALE

    LAJMI I FUNDIT: Drita “rrëmben” yllin e Prishtinës

    May 10, 2022

    Superligë: Ky portier është shpallur “Ylli i Javës”

    May 10, 2022

    Dy ndeshjet e çmendura të Malishevës, fati i kampionatit është në duar e saj

    May 10, 2022

    Edicioni 2022/23 në Superligën e Kosovës do të filloj më herët

    May 10, 2022
    TË TJERA

    Nisin shitjet për biletat e finales së UEFA Conference League, Roma – Feyenoord

    May 10, 2022

    Guardiola kërkon yllin e Milanit- Maldini i bën përgjigjen epike

    May 10, 2022

    S’ka të ndalur Milani, ia bën dhuratë Piolit yllin 25 milionësh

    May 10, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.