AKTUALE

    Pas zyrtarizimit, Zabërgja jep premtim për Skifterat

    June 23, 2022

    Trajneri i Fernbahçes vendos për fatin e Mërgim Berishës

    June 23, 2022

    Pjesë e merkatos së verës, Bislimi merr disa oferta në drejtim të tij

    June 23, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Futbolli vendor»Hapet Qendra e parë e Futbollit Kinetik, projekt për futbollin inteligjent nga Arsim Gojani
    Futbolli vendor

    Hapet Qendra e parë e Futbollit Kinetik, projekt për futbollin inteligjent nga Arsim Gojani

    By R.JJune 21, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Parashikimi i situatës, vëmendja, kreativiteti, shpejtësia e veprimit dhe intelegjenca e lojës janë më se të domosdoshme në futbollin modern që një lojtar të jetë i kompletuar.

    Tani, këto aftësi mund t’i përvetësojnë edhe futbollistët kosovarë në qendrën e parë të futbollit kinetik, të hapur nga ish-futbollisti i njohur gjakovar, tani trajneri Arsim Gojani.

    Kjo qendër e futbollit kinetik me bazë në Gjakovë, e para në vend dhe në rajon, tashmë ka nisur punën intensive dhe stërvitjet në grupe të vogla.

    Futbollistët trajnohen nga një stafi i licencuar nga UEFA, teksa fokusi kryesor është te ushtrimet inovative, kreative dhe neucentrike, të cilat e rrisin nivelin teknik, shikimin e lojës dhe të intelegjencës te lojtarët.

    Në një prononcim për gazetën, Arsim Gojani theksoi që kjo është një mundësi shumë e mirë që futbollistët të aftësohen maksimalisht.

    “Është qendra e parë e futbollit kinetik, prandaj interesimi ka qenë mjaft i madh. Kemi filluar punën me grupe të ndara, teksa trajnimet bëhen nga një staf profesional dhe i trajnuar nga UEFA”, deklaroi fillimisht Gojani për Gazetën Olle.

    “Në mënyrë gjenerale parashikimi i situatës, vëmendja, kreativiteti, shpejtësia e veprimit dhe inteligjenca e lojës janë më se të domosdoshme për të qenë futbollist i kompletuar në futbollin e sotëm dhe futbollin e së ardhmes. Për këtë arsye, kërkesat bëhen gjithnjë e më të mëdha për një futbollist që ka shpejtësinë e lartë të veprimit dhe aftësinë e lojës”.

    “Puna që bëhet vetëm në shkollat dhe klubet e futbollit nuk është e mjaftueshme për t’u bërë lojtar kulminant në futbollin modern. Për këtë arsye kam menduar të fillojë këtë projekt që t’i aftësojmë me cilësitë më të larta të rinjtë tanë”, tha mes tjerash ai.

    Kujtojmë që Arsim Gojani ka qenë një prej futbollistëve më të dalluar të gjeneratës së tij te Vëllaznimi. Ai ka djersitur edhe fanellën e klubit tjetër me traditë, Dritës së Gjilanit. /Gazeta Olle/





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Milaim Rama e heq merakun e jetës, e bija e tij, Alketa i bashkohet Kosovës

    June 23, 2022

    Drita konfirmon ndarjen me këtë futbollist

    June 23, 2022

    Viktor Kuka i hy në “mexh” politikës, reagon për trustin

    June 23, 2022

    “Dardanët” pas vdekjes së Vjosa Berishës: Punët e saj do të na mbesin përherë si udhërrëfyes i yni

    June 23, 2022
    AKTUALE

    Pas zyrtarizimit, Zabërgja jep premtim për Skifterat

    June 23, 2022

    Zyrtare: Gjilani transferon reprezentusin e Kosovës U21

    June 23, 2022

    Zyrtare: Ballkani prezanton sulmuesin brazilian

    June 23, 2022

    Milaim Rama e heq merakun e jetës, e bija e tij, Alketa i bashkohet Kosovës

    June 23, 2022
    TË TJERA

    Trajneri i Fernbahçes vendos për fatin e Mërgim Berishës

    June 23, 2022

    Fitoi Evropa Ligën, pensionohet nga futbolli aktiv në moshën 29-vjeçare

    June 23, 2022

    U17: Miqësorja Shqipëri – Kosovë ka përfunduar me këtë rezultat

    June 23, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.