Manchester City është gati të njoftojë nënshkrimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Erling Haaland këtë javë.
Siç raporton The Athletic, City ka arritur tashmë marrëveshje me sulmuesin norvegjez, derisa këtë javë pritet t’ia paguajë edhe klauzolën prej 75 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.
Për Haalandin kishte shumë klube të interesuara, veçanërisht nga Real Madridi, por siç duket janë tërhequr nga gara dhe klubi anglez tani është shumë afër që ta zyrtarizojë.
Haaland në dy sezonet e fundit me Dortmundin ishte në formë fantastike.
Norvegjezi me klubin gjerman ka zhvilluar 88 paraqitje, derisa ka shënuar 85 gola dhe ka asistuar 23 të tjerë.