Goli i paharrueshëm i Bersant Celinës kundër Crewe Alexandra është zgjedhur “Goli i Sezonit” nga klubi i tij, Ipswich Town.
Goli i yllit kosovar ishte në mesin e katër golave që garuan, por në fund fitoi me plot meritë, siç mund ta shihni në video
Goli i përfaqësuesit kosovar arriti në minutat shtesë të pjesës së parë kundër Crewe në Portman Road në muajin nëntor, ndeshje të cilën të kaltrit e fituan me rezultat 2:1, shkruan “Gazeta Express”.
25 vjeçari e mori një top nga George Edmundson dhe në mënyrë perfekte e paraboloi portierin e Crewe, Dave Richards për ta realizuar një gol spektakolar.
“Sa më shpejt që do ta godisja topin, e dija se do të shkonte atje. I kam shënuar disa gola të bukur në karrierën time, por ky ishte gjithçka në një. Portieri kishte dalë nga porta dhe e shfrytëzova mundësinë dhe fatmirësisht e qëllova topin ashtu siç duhet, në masë të duhur. Ishte një gol i bukur dhe pranë tifozëve tanë, definitivisht më i miri që e kam shënuar ndonjëherë”, kishte thënë në muajin dhjetor Celina, duke e komentuar këtë gol.
Celina është i huazuar në ekipin nga divizioni i tretë i futbollit italian nga klubi francez, Dijon.
Nuk dihet nëse përfaqësuesi kosovar do të qëndrojë apo jo edhe sezonin tjetër në Angli.